0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

700 mijë euro për negociatorët

Më të lexuarat

Ekipi negociator bashkë me të gjithë përcjellësit e tjerë për në Bruksel, do të kenë edhe qindra mijëra euro në dispozicion për mbulimin e harxhimeve. 

Dhe në kohën kur bisedimet janë kah fundi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim në fillim të këtij muaji t’i ndajë edhe 700 mijë euro të tjera.

Vendimi i fundit i qeverisë është marrë në mbledhjen e 3 korrikut të këtij viti në të cilin thuhet se “ndahen mjete financiare në vlerë prej 700,000.00 euro për mbulimin e shpenzimeve për të gjithë përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive që marrin pjesë në delegacionet e bisedimeve”.

Qeveria nuk publikon shpenzimet

Mjetet e ndara pritet që të shpenzohen për bileta, për akomodim, si dhe për mëditje që zyrtarët qeveritarë i marrin në momentin që udhëtojnë zyrtarisht. Të tilla shpenzime janë bërë edhe për dy vite e gjysmë më herët, por Qeveria e Kosovës deri më tani zyrtarisht nuk ka dhënë informacione në lidhje me koston e bisedimeve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit