1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

700.000 euro derdhen në Gjevgjeli me 18.000 banor, Komuna e Likovës me 40.000 pa asnjë cent

Më të lexuarat

Partia Liberal Demokratike kërkoi llogari nga pushteti lokal në Gjevgjeli rreth harxhimit të 700.000 eurove nga fondet evropiane për zhvillimin e kësaj komune.

“ Dega e Partisë liberal demokratike në Gjevgjeli dërgoi një propozim deri te Këshilli i komunës për shqyrtimin e raporteve përfundimtare nga projektet e realizuara në Komunën e Gjevgjelisë në vitin 2014, të përkrahura nga ana e institucioneve dhe fondeve ndërkombëtare. Bëhet fjalë për projekte që e tejkalojnë shumën prej 700.000 eurove dhe janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë dhe komunave për rreth.

Si parti kërkojmë transparencë dhe llogari dhënie nga ana e pushtetit lokal, që opinioni të njoftohet nëse e planifikuara është realizuar me projektet, se si është mirëmbajtja afatgjate e projekteve dhe çfarë efekti ka pasur ndaj popullatës.

Mendojmë se fondet e Bashkimit Evropian duhet që të shfrytëzohen për zhvillimin e kapitalit njerëzor, për inovacione dhe për financime direkt të kompanive mikro dhe të vogla. Mjetet të alokohen sipas nevojave të ekonomisë lokale dhe jo mbi baza politike për joshjen e votuesve.

Pushteti qendror dhe ai lokal gjatë viteve të fundit kryen një presion fiskal dhe administrativ ndaj kompanive të vogla dhe mikro, me çka e shkatërruan kreativitetin dhe ciklet investuese dhe mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës në komunën e Gjevgjelisë”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e PLD-së

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit