2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

7 shkaqet që lejohet të marrësh tejemum

Më të lexuarat

Shkaqet që lejojnë marrjen e tejemumit:
1. Nëse uji është afër mirëpo nuk posedon mjet përmes të cilit e nxjerr ujin (nga pusi, etj).
2. Nëse uji është afër, mirëpo i rrezikohet jeta të shkoj dhe ta marrë ujin (kur është gjendje lufte, etj).
3. Nëse muslimani është i sëmurë dhe përdorimi i ujit ia shton edhe më shumë semundjen ose ia ngadalëson shërimin nga ajo sëmundje.
4. Nëse nuk posedon ujë fare, qoftë në shtëpi apo në udhëtim, por para kësaj muslimani ka dhënë mund(ka hulumtuar) për gjetjen e ujit dhe nuk ka gjetur, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
5. Nēse ka ujē por shitet shtrenjtë dhe pamundësohet blerja e tij, këtu kemi dy raste:
a) Nëse shitet më shtrejtë nga çmimi i zakonshëm që ka qenë më parë dhe ekziston mundësia e blerjes së ujit, atëherë obligohet blerja e ujit.
b) Nëse nuk ka mundësi ta blej, apo rrezikohet hyrja në borxh pēr blerjen e ujit, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
6. Nëse posedon ujë dhe është i shëndoshë, mirëpo rrezikohet shëndeti i muslimanit, siç është marrja e guslit (larja e tērē trupit nga xhunubllëku) në dimrin e ftohtë, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
7. Nëse posedon ujë, mirëpo sasia e ujit është e vogël, dhe përdorimi i ujit rrezikon jetën e vet dhe famijarëve të tij (ngase janë të nevojshëm pēr të pirë ujë).

Nga arabishtja :
Suad B. Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit