4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

7 sekrete per një martesë të qëndrueshme dhe të suksesshme

Më të lexuarat

Në ditët e sotme ofrohen shume këshilla për një martesë të qëndrueshme dhe në harmoni. Ju duhet të jeni të përgatitur për faktin se martesa kërkon përpjekje të vazhdueshme për mirëkuptim të ndërsjelltë dhe lumturi. Jini të gatshëm për t’u përballur me realitetin e martesës dhe bëni më të mirën tuaj për të mbajtur gjallë dashurinë, pasionin dhe miqësinë pavarësisht problemeve dhe pengesave të mundshme.

Shpresoj që ky artikull t’ju vijë në ndihmë për kapërcimin e vështirësive të jetës suaj familjare.

1. Shfaqni identitetin tuaj

Kur dy individë martohen ata unifikohen në marrjen e vendimeve financiare dhe rritjes së fëmijëve. Ata zakonisht mbingarkohen me detyra të ndryshme duke bërë në këtë mënyrë që ata lehtësisht të humbasin identitetin. Për më tepër, gratë priren të bëjnë sakrifica për të kënaqur partnerët e tyre. Të tilla angazhime të shumta mund t’jua bëjnë jetën të mjerueshme dhe të dëshpëruar. Ju nuk duhet të harroni të ushtroni aktivitetet që ju pëlqejnë. Mos harroni të takoni miqtë tuaj të paktën një herë në javë. Gjithashtu, kushtoni kohë hobit tuaj të preferuar.

2. Jini në kontakt të vazhdueshëm me partnerin

Fatkeqësisht, shumë prej nesh kanë orare tepër të mbigarkuara në punë dhe në disa raste nuk kanë mundësi të komunikojnë me partnerët e tyre. Në ditët e sotme ju mund të përdorni teknologjinë elektronike për të qëndruar në kontakt gjatë ditës. Telefononi ose dërgoni një mesazh partnerit tuaj për të ndarë ndodhitë e ditës. Një komunikim i tillë do t’ju ndihmojë juve të gjeni më shumë tema për të biseduar në mbrëmje.

3. Fokusohuni në nevojat tuaja të përbashkëta

Një nga sekretet më të rëndësishme të një martese të suksesshme është që t’i kushtoni vëmendje nevojave tuaja të përbashkëta. Është e domosdoshme të jeni sa më afër nevojave të njëri – tjetrit. Sigurohuni që po i plotësoni nevojat e partnerit tuaj. Përmbushja e nevojave të përbashkëta të dy partnerëve është baza e një martese të gjatë e të shëndetshme.

4. Silluni pozitivisht

Ju duhet të kuptoni se botëkuptimi juaj negativ mund të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në marrëdhënien tuaj martesore. Nëse njëri nga partnerët është individ depresiv, kjo mund të ndikojë në shkatërrimin e martesës. Reagoni në mënyrë pozitive dhe do të shikoni se po përmirësoni ndjeshëm atmosferën në familjen tuaj. Është e nevojshme të mendoni pozitivisht. Për më tepër, ju duhet të ndihmoni partnerin tuaj të shmangë negativitetin dhe mendimet depresive nëse është e nevojshme.

5. Besoni në dashurinë tuaj

Mbase prova më e mirë e dashurisë është besimi. Besimi është element thelbësor i çdo lloj marrëdhënie. Kur besoni në dashurinë tuaj, ju bëheni të pamposhtur dhe të fortë për të kapërcyer së bashku realitetet e ashpra të jetës dhe vështirësitë e ndryshme. Situatat problematike janë momentet më të përshtatshme për të kontrolluar forcën dhe sinqeritetin e dashurisë suaj.

6. Mos e konsideroni divorcin, si zgjidhje për problemet në martesë

Kur martoheni ju duhet të harroni ekzistencën e fjalës ‘divorc’. Divorci nuk është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet tuaja. Ju nuk duhet të flisni apo ta konsideroni atë zgjidhje. Divorci është shkatërrim i martesës. Është më mirë të bëni çfarëdolloj përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga të gjitha situatat e vështira. Një strategji e tillë do t’a bëjë martesën tuaj të qëndrueshme dhe të fortë.

7. Drejtohuni për këshilla tek çiftet me martesa të lumtura

Nëse dëshironi ju mund t’i drejtoheni çifteve që kanë një martesë të suksesshme për këshilla për një jetë në paqe dhe dashuri të përhershme. Këta individë me përvojë, lumturisht do të ndajnë idetë e tyre me ju dhe do t’ju japin këshilla për një martesë të shëndetshme. Çdo çift ka një sekret të rëndësishëm të lumturisë së tyre. Unë për shembull pyeta gjyshërit e mi për të ndarë me mua sekretin e marteses së tyre të qëndrueshme e të lumtur, dhe kuptova se tre elemente ishin të rëndësishëm për të patur një martesë të tillë; besimi tek njëri – tjetri, anashkalimi i disa zënkave të panevojshme dhe një sens humori mes partnerëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit