1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

7 mënyra që ta ktheni energjinë, kur Ju jeni nën stres

Më të lexuarat

A ndiheni shpesh të lodhur? Sidoqoftë nuk ju propozojmë ta pranoni këtë situatë, dhe në vijim ju paraqesim disa këshilla, të cilat do të ju ndihmojnë të ndiheni të fuqishëm dhe energjik!

Hidratohuni

Filloni ditën me një gotë me ujë, e cila ka temperaturën e dhomës (nese është e akullt, trupi juaj do të lodhet edhe më shumë, duke u munduar ta ngrohë atë) dhe vazhdoni me konsumimin e ujit gjatë tërë ditës. Kur jemi të lodhur, ne konsumojmë karbohidrate dhe lëngje, të cilat ndikojnë keq në nivelin e sheqerit në gjak, dhe kjo është arsyeja pse ndihemi edhe më të lodhur. Duke konsumuar ujë, ju do të pastroni organizmin tuaj shumë shpejt nga ato.

Lëvizni

25 deri 45 minuta kardio-ushtrime, 5 deri 7 herë në javë, do të ju ndihmojnë të bëni gjumë më të mirë, dhe në këtë mënyrë do të jeni më e pushuar gjatë ditës. Gjithashtu do të keni energji të natyrshme pas ushtrimeve.

Mos qëndroni shumë para ekranit

Qëndrimi i gjatë para ekranit të kompjuterit, është i dëmshëm për sytë tuaj dhe për energjinë gjithashtu. Sa herë që keni mundësi, lëvizni nga tavolina e punës dhe bëni një shëtitje të vogël çlodhëse. Pushimin e drekës shfrytëzojeni për një shëtitje të lehtë, e cila do të ju jep energji ta përfundoni ditën në punë.

Mirë mëngjesi

Nuk mund të zgjoheni nga krevati? Provoni disa ushtrime me frymëmarrje të rregullt, menjëherë posa që të hapni sytë. Është një mënyrë e mirë për ta zgjuar trupin, dhe ta mbani më lehtë energjinë gjatë ditës.

Ushqejeni trupin tuaj

Duke u ngutur ti kryeni obligimet, ju konsumoni shumë ëmbëlsira dhe çokollata në tavolinën e punës? Me ketë nuk bëni mirë dhe shumë shpejtë do të ndiheni shumë të lodhur nga tërë ai sheqer. Kujdesuni që ushqimi juaj të jetë i balancuar dhe i pasur me proteina dhe fibra. Sa më shumë molla, brokoli dhe lulelakër.

Merrni vitamina shtesë

Femrat zakonisht kanë mungesë të vitaminës D dhe Magnezit, të cilat vitamina i ndihmojnë organizmit ta ruajë energjinë. Preferohet konsumimi i 1000-2000 miligram në ditë i vitaminës D dhe 100-250 mg të vitaminës D si shtesë, apo 2-3 arra dy herë në ditë. Ginseng-i ndihmon organizmin për të qetëuar hormonet e stresit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit