La ilahe il lAllah – Nuk meriton të adhurohet me të drejtë ashkush përveq Allahut

All-llahu I Madhëruar thotë:

Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje e të mos I kemi shpallur se:”S’ka të adhuruar me të drejtë përveq Meje,andaj më adhuroni vetëm Mua“” El-Enbija-25

Për të kuptuar këtë Teuhid (Njëhsimin eAll-llahut) dhe për ta kuptuar drejt adhurimi e All-llahut duhet domosëdo ta kuptojmë drejt domethanien e fjalës La-ilahe il lAllah.
Kjo fjali fatkeqësisht në shumicën e rasteve përkthehet dhe kuptohet gabimisht ku përkthimi përkufizohet në thënien se: “Nuk ka Zot pos All-llahut…” që kjo pa dyshim se është e vërtetë, por assesi nuk duhet këtu të përfundojë kjo fjalë!

All-llahuI Madhëruar në Kur’an e ka përmendur se edhe Mushrikët (Idhujtarët) e kohës së Mekkes e pranonin se vetëm Zoti është Krijues dhe se vetëm Ai është Furnizuesi dhe Sunduesi, mirëpo kjo padyshim se kjo njohje e tyre nuk u mjaftoi atyre që të mbrohen nga Dënimi I All-llahutdhe përleshjes me besimtarët e tjerë.

Për këtë duhet domosdo ta dijmë se kuptimi dhe përkthimi I drejtë I dëshmisë do të mund të përkufizohet nëse është sikurse vijon: “Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveq All-llahut”.
Ky është kuptimi I drejtë I kësaj fjale, madje sipas disa dijetarëve ose të jemi më direkt Shejh Albani Rahimehullahjanë të mendimi se përkthimi dhe zbërthim tjetër I kësaj fjalë, jo sikurse u cek më lartë do të konsiderohej edhe si Mëkat, ngase një veprim I tillë do të nënkuptonte devijim e asaj që vet Zoti I Madhëruar ka dash të ta përmbajë dhe të aludoj në të kjo fjalë.

Pët tu thelluar më tepër në kuptimin e kësaj fjale dhe për të pasur më qartë se qka konkretisht kërkohet prej neve me thënjen e kësaj dëshmie atëherë na duhet domosdo që në vijim të mirremi me kushtet e kësaj fjale të cilat dijetarët e mirëfilltë në bazë të leximit induktiv të ajeteve dhe haditheve kanë ardhur në përfundim se kjo fjalë nuk qëndron pa kushtet e saj.

E kan pyetur dijetarin Vehb ibën Munebbeh:”A nuk është fjala La ilahe il lAllah çelësi I xhennetit?! Ai iu përgjigj: “Po, mirëpo secili çelës I ka dhëmbët e ti me të cilën qelët dera”.

Pasi që e kemi çelësin duhet duhet të shikojmë se a I ka dhëmbët e duhura për ta hapur derën e xhennetit.

Kushtet e Fjalës LAIlahe Il-la Allah

Dijetarët Islam në bazë të argumenteve të qarta të sheriatit (Kur’an-it dhe Sunnet-it), kanë ardhë në përfundim se kjo dëshmi I ka gjithësej 7 kushte e ato janë:

Kushti 1: Dituria
Ti paraprijë dituria rreth dëshmisë që po e thua që d.m.th. ai I cili e thotë dëshminë duhet ta dijë se vetëm All-llahu duhet të adhurohet dhe nuk lejohet që tëbëhet shok Atij askush në këtë adhurim.

All-llahu I Madhëruar thotë:

Dijese nuk meriton me të drejtë të adhurohet askush përveq All-llahut. Kërko falje për gjynahun tend dhe për besimtarët e besimtaret! All-llahu e dise si silleni ju dhe ku qëndroniMuhammed-19

Transmeton Uthman ibën Affani r.a. se I Dërguaris.a.v.s. ka thënë: “Ai I cili vdes duke e ditur senuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveq All-llahut do të hyje në xhennet ” Buhariu

Andaj secili që e thotë këtë fjalë duhet ta dijë qartë se e tëra që ka të bëjë me adhurimin duhet ti takoi vetëm All-llahut e jo dikujt tjetër përveq Tij, ngase vetëm kështu kjo dëshmi I bënë dobi thënësit të saj dhe bëhet shkakë për shpëtimin e tij nga zjarri. Ndërsa ai I cili e thotë këtë dëshmi vetëm se fjalë goje duke mos e ditur se nuk bën të adhurohet dikush tjetër përveq All-llahut , atëherë I tilli nuk përfiton nga thënia e kësaj dëshmie dhe rrjedhimisht nga kjo nuk shihen gjurmët e sjnë jetën e tij/saj.

Kushti 2: Bindja
Ai/Ajo të cilët e dijnë domethënien e dëshmisë, atëherë pos kuptimit të saj duhet të jenë të bindur në atë që aludon ajo dëshmi,ngase nëse e din kuptimin e drejtë të kësaj dëshmie e pastaj dyshojnë në atë që aludon ajo, atëherë edhe ky nuk përfiton atë që duhet nga kjo fjalë.

All-llahu I Madhëruar thotë:

Besimtarët e vërtetë janë vetëm ata që besojnë All-llahun dhe të Dërguarine Tij dhe pastaj nuk dyshojnë por luftojnë në rrugën e All-llahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë“. El-Huxhurat-15

Ebu Hurejra r.a. thotë se I Dërguari s.a.v.s. në një hadith të gjatë ndër të tjera I ka thënë atij se:” …atë të cilin e takon pas këtij muri e që dëshmon me bindje se nuk meriton me të drejtë të adhurohet askush përveq All-llahut, përgëzoje me xhennet.” Transmeton Buhariu

Kushti 3: Pranimi
Mbase e dimë tashmë dhe jemi të bindur në atë se qfarë konkretisht aludon kjo dëshmi atëherë na mbetet të që ta pranojmë me zemër dhe shqiptojmë me gjuhën tone tërë atë me të cilën ka ardhe kjo dëshmi.
Pabesimtarët nuk ishin në gjendje ta pranonin realitetin të cilin e solli kjo fjalë, përkundrazi ata e mohonin madje e refuzonin me kryelartësi dhe përbuzje.

All-llahu I Madhëruar dhe I Lartësuar thotë:

Atë ditë të gjithë do të jenë së bashku në denim. Ne kështu veprojmë me keqbërësit. Sepse, kur u thuhej atyre:”Nuk meriton me të drejtë të adhurohet askush përveq All-llahut!”– ata tregoheshin mendjemëdhenjë dhe thoshin:”Vallë, a t’I braktisim hyjnitë tona për shkakë të poeti të marrë?” Es-Saffat-33, 34, 35, 36.

Kushti 4: Nënshtrimi
Pasiqë e pranojnë tërë atë me të cilën ka ardhur kjo dëshmi me zemër dhe shqiptim me gjuhë, atëherë kan nevojë që ti nënshtrohen praktikisht kërkesave të dëshmisë me gjymtyrët tyre.
Andaj ky është kundër argument për ata të cilët pretendojnë se “e kam zemrën e pastër” apo “unë jam musliman”.Duhet domosdo që praktikisht të dëshmojn këtë përkatësi duke reflektuar automatikisht veprat e tyre në të përditshmën.

All-llahu I Plotëfuqishëm thotë:

Kush I dorëzohet All-llahut, me tërë qenien e tij, duke qen punëmirë, ai është kapur për vegën më të forte. Tek All-llahu do të kthehet qdo gjë.” Llukman-22

Ky ajet qartë dëshmon se vetëm ata/ato të cilët kan pranuar që ti dorëzohen All-llahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe bëjnë vepra të mira, të tillët janë kapur për vegën më të forte e cila në këtë rastë është qartë dëshmia La Ilahe il lAllah.

Kushti 5: Vërtetësia
Të pranojë dhe ta shqiptojë këtë dëshmi me vërtetësitë plotë e të pastër nga çdo njollë e gënjeshtrës.

All-llahu I Plotëfuqishëm dhe Bujar thotë:

“Elif,Lam, Mim. Vërtetë mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë ne besojmë”, pa u vënë në prove?! Ne I kemi sprovuar ata që kan qen para tyre, në mënyrë që All-llau të dallojë ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë.” El-Ankebut-1, 2, 3.

Transmeton Muadh ibën Xhebeli r.a. se I Dërguari s.a.v.s. ka thënë:”Kushdo që dëshmon me vërtetësi se nuk meriton me të drejtë të adhurohet askush përveq All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe I Dërguar I Tij, të tillin e mbron All-llahu nga zjarri.” TransmetonBuhariu dhe Muslimi.

Kushti 6: Sinqeriteti
Gjatë kryerjes së veprave të cilat janë obliguar me thënien e dëshmisë të jetë I sinqertë dhe të kryej kë vepra vetëm për All-llahune Madhëruar dhe vetëm si pasojë e nënshtrimit ndaj Tij. Shqiptuesi I kësaj dëshmie duhet që të mundohet maksimalisht që mos të bashkangjitet në veprat e tij asnjë grimcë syefaqësie e cila ndikon në refuzimin e veprës së tij apo cungimin e shpërblimit.

All-llahu I Madhëruar thotë:

E megjithatë, ata qen të urdhëruar vetëm që të adhuronin All-llahun me përkushtim të sinqertë.” El-Bejjine-5.

Kushti 7: Dashuria & Urrejtja
Dashuria & Urrejtja të ken për bazë dëshmin LaIlahe Il lAllah.
Besimtari/ja miqëson ata/ato të cilët/cilat janë nëmiqësi me dëshiminë dhe e kundërta I trajton jo miq ata/ato të cilët/cilat janë të këtill me dëshminë. Ai/Ajo I/e don ato vepra të cilat janë në përputhje me këtë dëshmi dhe I/e urren ato të cilat janë në kundërshtim me Dëshmin La Ilahe Il lAllah.

All-llahu I Madhëruar thotë:

Nuk gjen njerëz, që besojnë në All-llahun dhe në Ditën e Fundit, qëtë ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe të Dërguarine Tij, edhe në qofshin ata etërit ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi I tyre…” El-Muxhadele-22.

Gjithashtu thotë:

Shembulli I mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanqen me të kur I thanë popullit të vet:”Ne shkëputemi nga ju u dhe nga ato që ju I adhuroni në vend të All-llahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek All-llahuNjë dhe I Vetëm.” El-Muntehine-4

Pra Besimtari/ja e urren çdo fjalë apo vepër e cila është në kundërshtim me dëshminë La ilahe il lAllah pavarësisht se nga kush buron kjo vepër a fjalë, mirëpo kjo urrejtje dhe armiqësi nuk duhet atë ta shtyjë asesi që t’I bëjë ndokujt të padrejtë apo në mënyrë të paligjshme t’ia cenojë atij jetën, nderin apo pasurinë.

Këto janë kushtet e dëshmisë Islame La Ilahe IllAllah dhe vetëm të bashkuar mundësojnë që kjo dëshmi ti jep frytet e saja dhe ti bëjë dobi thënësit të sajnë këtë botë dhe në botën tjetër.

Literatura është shkëputur nga skripta e Kursit të Avancuar Islam këtu në Prishtinë përgatitur nga Hoxhë Enis Rama.