Disa aktivitete nuk preferohen nga mjekësia që të kryhen menjëherë pasi të keni ngrënë bukë. Ja cilat janë:
Mos ecni : Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos flini : Edhe gjumi menjëherë pas të ngrënit, gjithashtu pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos bëni banjë: Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.
Mos hani fruta : Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.
Mos pini çaj: Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).
Mos e lironi rripin: Mund të shkaktoj bllokim apo ngatërrim të zorrëve.
Mos pini cigare : Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.