Tema: Shtyllat e Islamit dhe kuptimi i dy dëshmive
Pyetja 7. Cilat janë shtyllat e Islamit?
Shtyllat e Islamit janë pesë. Ato janë:
- Dëshmia la ilahe il lAllah ue ene Muhamed rasulullah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është i Dërguari i Allahut.
- Falja e namazit.
- Dhënia e zekatit.
- Agjërimi i muajit të Ramazanit.
- Kyrerja e haxhit në Shtëpinë e Allahut (Qabe) për secilin që ka mundësi.
Pyetja 8: Kush është kuptimi i dëshmisë “la ilahe il lAllah”? Dhe kush është argument për këtë?
Kuptimi i “la ilahe il lAllah” është se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: “Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet me tw drejtw), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” El-Haxh, 62
Pyetja 9: Cilat janë shtyllat e dëshmisë “la ilahe il lAllah”? Dhe kush është argument për këtë?
Shtyllat e dëshmisë “la ilahe il lAllah” janë dy:
E para: Mohimi. E ajo është fjala “la ilahe”.
E dyta: Pohimi. E ajo është fjala “il lAllah”.
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: “Ai që mohon tagutin[1] dhe beson Allahun, është kapur për lidhjen më të fortë,[2] e cila nuk ka thyerje. ” El-Bekare, 256
Fjala e Tij: “Ai që mohon tagutin” është argument për mohimin, ndërsa fjala e Tij: “dhe beson Allahun” është argument për pohimin.
Pyetja 10. Cilat janë kushtet e fjalës “la ilahe il lAllah”?
Kushtet e fjalës “la ilahe il lAllah” janë tetë. Ato janë:
- Dituria e cila kundërshton injorancën.
- Bindja e cila kundërshton dyshimin.
- Sinqeriteti e cila kundërshton shirkun.
- Vërtetësia e cila kundërshton gënjeshtrën.
- Dashuria e cila kundërshton urrejtjen.
- Nënshtrimi i cili kundërshton lënien (e tij).
- Pranimi i cili kundërshton refuzimin.
- Mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut.
Pyetja 11. Cilat janë të drejtat e dëshmisë “la ilahe il lAllah”?
- Besimi në Allahun e Lartësuar duke realizuar (vërtetuar) njësimin (veçimin) e Tij dhe përkushtimi i adhurimit me sinqeritet Atij. Kjo është e drejta e pohimit.
- Mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut dhe largimi nga idhujtaria dhe idhujtarët si dhe largimi nga anuluesit e fesë. Kjo është e drejta e mohimit.
Pyetja 12: Kush është kuptimi i dëshmisë “ene Muhameden rasulullah”?
Kuptimi i dëshmisë “ene Muhameden rasulullah” është njohja -duke besuar me zemër dhe deklaruar me gojë- se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij për mbarë njerëzit. Ai është vula e profetëve dhe të dërguarve.
Pyetja 13: Kush është e drejtat e dëshmisë “ene Muhameden rasulullah”?
E drejta e dëshmisë “ene Muhameden rasulullah” është bindja ndaj tij në atë që ai ka urdhëruar, të besuarit në atë që ai ka lajmëruar, të shmangurit (të larguarit) nga ajo që ai ka ndaluar dhe të mos adhurohet Allahu ndryshe, vetëm se me atë që Ai ka ligjësuar.
Vijon…
“Irshadul-Enam ila usul ue muhemat din el-Islam”
[1] Tagut quhet çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, duke qenë i kënaqur me këtë adhurim që i bëhet. Shejtani është një prej tagutëve dhe koka e tyre.
[2] Për fenë e drejtë dhe të vërtetë Islame, shtyllat e së cilës janë ngulur mirë dhe ai që kapet për të ndiehet i sigurt dhe i vendosur në çështjet e tij.