Dy të tretat e gjermanëve refuzojnë që të mirëpresin azilkërkues nga vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Serbia apo Bosnja.
Sondazhi u realizua nga TNS/Emnid në bashkëpunim me revistën Focus.
Vetëm 29 përqind thonë se do i prisnin azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor.
Refuzuesit më të mëdhenj janë ata që i përkasin partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel.
81 përqind e tyre janë kundër azilkërkuesve. Ndërkohë përkrahësit e socialdemokratëve janë 76 përqind kundër.
Edhe të Majtët e madje edhe Të Gjelbrit janë kundër me 57 dhe 52 përqind kundër.