Brengë për një baba 61 vjeçar në qytetin e Durrësit. Mes problemeve të përditshme që përballej si gjithkush, duhet të ishte edhe nën trysninë e dhunës psikologjike dhe fizike të të birit.
Babai 61 vjeçar duket se nuk e ka duruar dot këtë situatë. Kur është përballur me dajakun e djalit, ai ka vendosur që të kërkojë ndihmën e shtetit. Ndaj ditën e djeshme ka bërë kallëzim në Polici duke pohuar se ndaj tij ka ushtruar dhune fizike e psikologjike djali i tij, shtetasi B.I., i moshës 36 vjeç, transmeton noa.
Policia e pranoi këtë denoncim dhe tha se u plotësua Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme dhe materialet iu përcollën për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës.
Kohët e fundit ka një shtim problematik të rasteve të dhunës familjare. Shumë gra po denoncojnë burrat për dhunë fizike, por tani po ndodh edhe dhuna mes prindërve dhe fëmijëve të tyre./Ind/kohaislame