0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

6 kushtet e ortakërisë

Më të lexuarat

Ortakëria në tregti është një gjë të cilën All-llahu ua ka bërë të lejuar muslimanëve me qëllim të përfitimit të përbashkët dhe të ndihmuarit në lehtësimin e barrës së kësaj jete. I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: Unë jam i treti mes dy ortakëve derisa të mos tradhtojn njëri tjetri… (Irshadulfekih, Ibën Kethir, 2/61, me sened të mirë)

Ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: ”Dora e All-llahut është mbi dy ortakë përderisa njëri nuk e mashtron tjetrin” (Darekutni, hadithi në këtë formë është daif shih. Albani, Gajetulmeram…nr. 356)

Ortakëria është pjesëmarrje e përbashkët e dy ose më tepër ortakëve në pasuritë e tyre, të cilën e kanë fituar me anë të trashigimisë apo fitimit të tjetër, për të punuar me të dhe për të shtuar pasurinë me punë të cilat janë të lejuara

Kushtet e ortakërisë janë:
1. Të jetë ortakëri mes muslimanëve sepse në rast të ortakërisë me jomuslimanë nuk ka siguri të plotë se jomuslimani nuk do të punon mekamatë. Nëse sigurohet kjo gjë lejohet ortakëria me jomuslimanë por me mbikqyrje të plotë të muslimanit që të largohet mundësia e tregtisë së palejuar (kamatë dhe tjerë)

2. Duhet ditur saktë shuma e investuar nga gjitha ortakët sepse fitimi dhe humbja llogariten sipas përqindjes së investuar dhe mosnjohja e kësaj gjëje mund të rezulton me ndarje të padrejtë të fitimit ose humbjes gjë të cilën All-llahu e ka ndaluar. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Dhe mos e hanipasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar…” El-Bekare, 188

3. Fitimi ndahet nga fitimi i përgjithshëm prej gjitha mallërave dhe nuk lejohet lidhja e fitimit e një ortakut me një mall prej mallërave, si për shembull filani e merr fitimin prej tregëtisë merroba kurse tjetri e ka fitimin prej tregëtisë me këpucë. Gjithë e marrin hisen e tyre të fitimit nga fitimi i përgjithshëm.

4. Gjatë investimit në mjete (mall) vlerësohet malli me çmimin e tij në ditën e marrëveshjes dhe sipas kësaj vlerësohet përqindja e tij në investimin e përgjithshëm. Nëse kjo nuk bëhet, shuma e investuar nuk do të dihej, gjë kjo e cila mundet të shkakton padrejtësi gjatë shpërndarjes së fitimit apo bartjes së humbjes.

5. Puna mes ortakëve ndahet sipas vlerës së investuar d.m.th. nëse një njeri bën pjesë ¼ prej shumës së investuar obligohet me ¼ prej punës. Nëse ata pajtohen që të marrin
punëtorë atëherë gjithë ortakët do të marrin pjesë në pagën e tij sipas përqindjes së investimit.

6. Nëse njëri prej ortakëve vdes ose çmendet, trashiguesit ose mbikqyrësit e tij, kanë të drejtë të zgjedhin mes të vazhdojnë ose të anulojnë kontratën për ortakëri.

Shkëputur nga libri: “Minhaxhul muslim” të Ebu Bekr El Xhezairi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit