1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

6 gabimet më të rrezikshme me ilacet

Më të lexuarat

Ekspertët shpjegojnë si më të rrezikshme kombinimet mes barnave, moskontrollimin e etiketave (emrave), pa mos lënë anash edhe gabimet tjera të zakonshme me barna.

Për të reduktuar rrezikun, ekspertët pajtohen se, në të shumtën e rasteve thelbësore është të përdoret mendimi praktik dhe të bëhen pyetjet e duhura për mjekun ose farmacistin. Studimi që ne do të prezantojmë është bërë me një farmacist, dy mjekë dhe një infermiere me qëllim për të vërejtur gabimet më të zakonshme të cilët dominojnë në dhënien e barnave, dhe ky studim ju sugjeron po ashtu edhe mënyrat praktike për të minimizuar dhe eliminuar rreziqet.

1. Kombinimi i barnave që bashkëveprojnë

“Antidepresivët dhe metadoni së bashku mund të jenë një problem serioz”, thotë Dr. Russell Jenkins, anëtare e bordit të drejtuesve të Institutit për Praktikë të Sigurt Mjekuese (ISMP). “Çdo bar mund të rritë veprimin sedativ të të tjerëve”.

“Qetësuesit e dhimbjeve, por dhe aditivët terë mund të jenë po ashtu problem, pasi ju nuk e dini se çfarë ka në ato produkte të ndryshme, meqë nuk janë nën mbikëqyrjen e sistemit për kontroll të barnave dhe ushqimeve”, shton ajo.

“Shumica e antibiotikëve reduktojnë efektivitetin e kontraceptivëve oral”, thotë Matthew Grissinger, farmacist dhe analist edukativ në ISMP. “Përdorni mbrojte mbështetëse (p.sh. prezervativë) në vend të kontraceptivëve, nëse jeni në terapi dhe duhet të pini antibiotikë”.

Holluesi i gjakut, varfarin, që merret nga njerëzit me trombozë ose me dëmtime në valvulat e zemrës, nuk duhet të kombinohet me ginseng. Nuk duhet të përdoret as edhe me aspirin. Kjo ka efekt përforcues mbi varfarinën dhe rritë shanset për gjakderdhje të brendshme ose, nëse ka ndonjë gjakderdhje të jashtme, gjaku nuk do të mpikset një kohë të gjatë. Në të vërtetë ka edhe shumë barna dhe lëndë tjera të cilat janë të kufizuara kur merret varfarin.

Nëse pacienti ka shtypje të lartë të gjakut, edhe është nën terapi për tensionin, nuk duhet marrë dekongjestiv nazal – oral, para se ai të konsultohet me farmacistin ose mjekun. Preparatet që lirojnë zëniet e hundëve dhe grykës mund të rritin presionin.

2. Dalja nga zyra e mjekut pa informata të mjaftueshme

Kur e lëshon dhomën e mjekut, pacienti duhet të dijë së paku emrin e barit dhe për çfarë është ai. Ai duhet të dijë edhe sa herë në ditë duhet të merret dhe po ashtu edhe se si mund të reagojë. Mjeku duhet ti japë pacientit edhe instruksione në formë të shkruar. Në dhomën e mjekut pacientët mendojnë vetëm rreth një të tretën e gjithë asaj çfarë i thotë mjeku.

3. Ilaçi i gabuar i dhënë në barnatore

Këtu nuk është gjithmonë faji i pacientit, por ai mund të bëjë mjaft për të zvogëluar rrezikun e këtij gabimi. Së pari, si ndodh kjo: Farmacisti mund të mos jetë i aftë të lexojë shkrimin e doktorit, siç ndodh shpeshherë tek ne. Për të rregulluar këtë, mjeku duhet të shënojë poshtë, në fund recetës për çfarë është ilaçi. Në këtë mënyrë, nëse bari është një prej tyre që tingëllon përafërt, ka emër të përafërt, farmacisti do të jetë në gjendje dyfish të kontrollojë se i jep ilaçin e duhur duke kuptuar qëllimin e barit.

Pacienti duhet gjithmonë të kontrollojë barin para se të lëshojë barnatoren për të qenë e sigurt se është emri i sigurt i barit. Nëse pacienti merr vazhdim të dozës, duhet të hapë shishen përpara farmacistit dhe të jetë i sigurt se tabletat janë të njëjtat. Nëse nuk janë, do të pyesë pse dhe do të marrë përgjigjen dhe shmangë gabimin e mundshëm. Ata mund të jetë të njëjtë, por edhe të ndryshëm siç mund t’i ndryshojnë prodhuesit duke iu dhënë forma dhe ngjyra të ndryshme, por është mirë të verifikohet.

4. Përdorimi i shumëfishtë i barnatoreve

Nëse pacienti shkon në barnatore të ndryshme, ata nuk mund të analizojnë interakcionet mes barnave, pasi që ata nuk do ta kenë listën komplete të të gjitha medikamenteve që pacienti përdorë, përderisa një farmaci e vetme ka më shumë gjasa ti ruajë të dhënat në kompjuterin e saj.

Por nëse pacienti insiston në përdorimin e më shumë farmacive për shkak të lehtësimeve ose kursimit në çmim, duhet të tregohet lista e çdo ilaçi që ai merr. Nëse vizitohet një profesionist tjetër shëndetësore, për shembull një dermatolog, krahas mjekut personal , ata duhet ta pyesin pacientin se çfarë barnash tjera merr para se t’i përshkruajë një tjetër.

Andaj, pacienti duhet ti dijë mirë barnat të cilat i përdor dhe kjo duhet bërë me dije nga mjeku. Për më tepër, secili duhet të ketë me vete listën e medikamenteve dhe dozave që përdor.

5. Mos marrja e barnave sipas udhëzimit

Pëlqimi i barnave është një problem shumë i madh, veçanërisht në moshë të shtyrë. Më shumë se një e treta e njerëzve të moshuar nuk i marrin ilaçet sipas udhëzimeve. Mund të jetë kjo e lidhur me çmimin ose edhe thjesht harresë.

Çfarë duhet bërë? Mund të përdoren kutitë që ndihmojnë të mbahen mend, duke vendosur pilulat në vendet e caktuara në kuti për çdo ditë të javës. Ose mund të mbahet një fletë ku shkruhen për çdo ditë dozat, ose ngjyrosen ditët kur ata pihen.

“Kur barnat përshkruhen”, Jenkins thotë “pacienti mund të pyesë doktorin nëse ka ndonjë mënyrë që barnat të merren më pak gjatë ditës, si për shembull kalimi në një dozë më të lartë ose barna tjera të cilat nuk kërkojnë marrjen e shpeshtë të dozave”.

Derisa disa harrojnë ti marrën ilaçet, të tjerët mund ta teprojnë, duke tejkaluar dozën. “Sasi e madhe e barnave sjell probleme të ndryshme”, thotë Bates. “Kjo përfshin edhe barnat pa recetë. Njerëzit nuk do të ndihen më mirë nëse marrën më shumë duke menduar se t’i ndihmojë. Në të shumtën e rasteve kjo sjell probleme.

6. Mosparashtrimi i pyetjeve të mjaftueshme siç janë pacientët e hospitalizuar

Pacientët duhet të flasin dhe shprehin mendimin, të komunikojnë me anëtarët tjerë të familjes. Gabimi më i shpeshtë është mos marrja e ilaçit në kohën e duhur. Disa barna janë shumë të ndjeshme në kohë. Përveç mbajtjes së orarit për kohën kur duhen pirë barnat, ose kërkesës që familjarët dhe të afërmit të ndihmojnë, ka edhe disa pyetje tjera të cilët meritojnë të shtrohen.

Kur infermierja sjell barnat pacientit të hospitalizuar, ata pyesin “Për çfarë është? Çfarë mund të pres të më ndihmojë? A mund të më bëjnë dëm këto barna ose kombinimi mes këtyre? Zakonisht duhet të pyetet emri dhe të bëhet kontrolli i të dhënave para se të jepet bari./IKB/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit