1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

6 dobitë që fitojmë nga ky hadith

Më të lexuarat

EbuHurejra -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Një burrë (prej atyre që kanë qenë para jush) bleu prej një burri tjetër një copë tokë. Burri që bleu tokën gjeti në tokën e tij një shtambë me flori dhe i thotë atij(që i kishte shitur tokën): Merre floririn tënd sepse unë kam blerë prej teje vetëm tokën dhe nuk kam blerë floririn. Ndërsa ai që e shiti tokën i thotë: unë ta shita tokën me çfarë ka brenda. Atëherë ata e ngritën çështjen e tyre te një burrë tjetër dhe ai u tha: A keni fëmijë? Njëri prej tyre tha: unë kam një djalë. Dhe tjetri tha: unë kam një vajzë. Ai u tha: martojeni djalin me vajzën dhe shpenzoni prej tij (florit) për ta dhe jepni edhe sadaka” e transmeton Buhariu, Muslimi etj.

Dobitë e përfituara nga kjo histori:

1- Porosia e Allahut për të gjithë profetët ka qenë të hanë hallall siç tregon profeti -alejhi selam-: “Allahu i ka porositur besimtarët siç i ka porositur profetët dhe ka thënë: (O ju të dërguar hani prej gjërave të mira dhe punoni punë të mira) [suretuEl-Muminun: 51] dhe ka thënë gjithashtu: (O ju që besoni, hani prej mirave të cilat ju kemi furnizuar) [suretuEl-Bekara: 172]” e transmeton Muslimi.IbnRaxhebi thotë: këtu për qëllim është se profetët dhe ymetet e tyre janë urdhëruar të hanë prej të mirave dhe që është hallalli.

2- Devotshmëria e burrave karshi porosive të Allahut i bëri këta dy burra të bien në kundërshtim në lidhje me floririn e gjetur sepse secili prej tyre druhej nëse do ta mbante shtambën se ndoshta po merrte atë që nuk i takon. Kjo do të thotë se porosia për devotshmëri është diçka e hershme dhe për këtë dëshmon edhe fjala e Allahut në kuran: “Ne i porositëm ata që ishin para jush dhe juve gjithashtu që të keni frikë Allahun (të jeni të devotshëm)” suretuEn-Nisa: 131.

3- Lënia e të dyshimtave është prej devotshmërisë sepse floriri i gjetur nuk ishte i qartë se kujt i përket dhe kjo na kujton me fjalën profetike: “Hallalli është i qartëdhe harami është i qartë, por mes tyre ka gjëra të dyshimta që shumë nga njerëzit nuk i dinë ato. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, e ruan fenë dhe nderin e tij. Ai që bie në gjëra të dyshimta, bie në haram dhe është si shembulli i bariut që ruan kopenë rreth kullosës së ndaluar thuajse gati ka hyrë në të. Çdo mbret (sundimtar) ka nga një vendkullotë të ndaluar për të tjerët, e vendi i Allahut i ndaluar janë haramet(ndalesat)e tij. Në trup është një copë mishi që nëse është e mirë, trupi është mirë dhe ndreqet i tëri; e nëse është e keqe, trupi është keq dhe prishet i tëri. E ajo (copë mishi) është zemra” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

IbnRexhebi thotë: Në devotshmërinë e plotë hyjnë: kryerja e detyrave, lënia e të ndaluarave dhe lënia e të dyshimtave.

4- Kur njerëzit bien në kundërshtim për diçka është mirë që çështja e tyre të ngrihet te një palë e tretë që është jashtë palëve të interesit sepse njeriu kur është palë e kundërshtimit nuk gjykon drejt. Prandaj dhe në Kuran gjejmë se Allahu i udhëzon dy bashkëshortët kur kanë mosmarrëveshje të ngrenë çështjen e tyre te një palë e tretë e përbërë nga një përfaqësues i gruas dhe një përfaqësues i burrit pastaj Allahu thotë: “Nëse ata të dy duan ti rregullojnë, Allahu u jep sukses atyre”SuratuEn-Nisa: 35.

5- Profetët, besimi i tyre ka qenë një kurse në rregullat sheriatike kanë pasur edhe ndryshime dhe ndoshta ky lajm tregon për këto ndryshime sepse gjykimi për florinjtë e gjetura në islam është sipas kohës së cilës i përkasin: nëse janë groposur prej myslimanëve atëherë ato marrin gjykimin e mallit të humbur i cili publikohet për një vit rresht pastaj mund të përdoret por në çdo rast që del pronari duhet të dorëzohet atij dhe nëse janë groposur prej jomyslimanëve të kohës së injorancës atëherë ato marrin gjykimin e thesareve të gjetura ku një e pesta e tyre jepet sadaka dhe pjesa tjetër kalon në pronësinë e atij që e ka gjetur.

6- Sadakaja gjendet kudo që gjenden gjurmët profetike sepse ajo është shenjë besimi siç thotë profeti -alejhi selam-: “Sadakaja është argument” e transmeton Muslimi.Dmth: argument për besimin e njeriut.

Përgatiti: Teuta Xeka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit