Arrestimi dhe deportimi i 6 shtetasve turq në Kosovë nga Policia e Kosovës që erdhi si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Shërbimit Informativ Turk (MIT) ngjalli reagime të ndryshme në mediat dhe politikën kosovare. Këto reagime të shoqërura me diskurs irracional, ishin një përpjekje për të ndërtuar atmosferë të paqenë armiqësie me shtetin turk, si anëtar i NATO-s, e cila mund të lexohet edhe si përpjekje për rrënim të afërsisë reciproke dhe përkahjes së shtetit turk ndaj Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë, shkëmbimi i përvojave institucionale shtetërore, ndihma ekonomike dhe logjistike, e deri te lobimi për pavarësinë dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kështu, në emër të mbrojtjes së individëve të një organizate të shpallur terroriste nga shteti turk, e cila i shkaktoi atij kërcënim me përmbysje të rendit kushtetutes e shoqëror turk përmes tankeve dhe aeroplanëve luftarakë të uzurpuar, po përpiqet të lëkundet dhe dobësohet skema e miqësisë tradicionale mes dy popujve dhe e bashkëpunimit të afërt reciprok insitucional ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. E për faturën e trazimit të këtyre raporteve me shtetin turk si fuqi ekonomike, ushtarake dhe mik tradicional i yni, do të duhej që shoqëria kosovare të kërkojë shpagimin te ata liderë që nuk sillen me sens diplomatik e të matur. Më poshtë janë ngritur disa çështje mbi këtë debat të ngritur në Kosovë.
Media të tëra (të lidhura me grupe interesi të njohura e të dëshmuara me agjenda e diskurs antishqiptar) në shërbim 24 orësh për të prodhuar video-materiale dhe lajme propaganduese si dhe lëkundja e tërë hierarkisë shtëtërore (që nga presidenti, kryeministri, kryekuvendari, ministrat përkatës, drejtori i AKI-së e deri te partitë dhe zyrtarët tjerë publikë) kundër arrestimit dhe deportimit të 6 shtetasve turq, është dëshmia më e mirë për ta parë se çfarë ndikimi dhe tronditjeje mund të shkakojë lëvizja gyleniste në Kosovë. Ky tension para së gjithash shpërfaqi një të vërtetë: nëse për 6 persona të arrestuar e deportuar u ndërtua gjithë ky mobilizim irracional, çka do të ndodhte deri nesër në një situatë kur strukturat e kësaj lëvizjeje do të depërtonin edhe më thellë në hierarkinë shtetërore dhe në mjedisin mediatik e biznesor Kosovar? Çka nëse, pas disa vitesh, dekonspirohet një hierarki e fshehur brenda institucioneve tona jetike, e cila ndërtohet mbi diskurse antikushtetuese, terroriste e antishqitare, kur ata të jenë jo 6, por 60 e 600 sish? Duke u nisur nga ky këndvështrim, duhet parandaluar pa kompromis kërcënimi eventual i ndërhyrjes graduale të një sistemi të huaj parallel (siç është lëvizja gyleniste) që kërcënon rendin kushtetues dhe orientimin politik të Kosovës!
II.
Nëse organizata FETO është shpallur si organizatë terroriste nga shteti turk, për shkak të dy tentim grusht-shteteve dhe një sërë akuzash për përfshirje në prishjen e rendit kushtetues, demokratik e ligjor turk, s’do mend se nga ajo organizatë mund të priten konsekuenca të njëjta edhe në vendet tjera ku ajo vepron si ideologji dhe si kult. Ndryshe, nëse nuk mjafton përvoja e Turqisë me këtë organizatë që ia cenoi rendin kushtetutes e shoqëror për ta konsideruar me të njëjtin tretman edhe ne si shoqëri, rrezikojmë të ballafaqohemi me të njëjtat konsekuenca. Në të kundërtën, a do të duhej që një organizatë apo individ të përsëris veprimin e njëjtë terrorist e antikushtetues në çdo vend për tu shpallur nga secili vend veç e veç si organizatë terroriste dhe si kërcënim për rendin shoqëror?
III.
Debati për mënyrën e arrestimit dhe deportimit duhet të ketë vend në shoqëri dhe media, por arsyeshmëria e arrestimit dhe deportimit të tyre, ndonëse është bindëse për organet e rendit, jo domosdoshmërisht është edhe për publikun e gjerë. Thjeshtë, më duket signitifakte nëse ka pasur dhjetra raste të tjera të deportimit të ndërrsjellë mes shteteve për arsye të tjera, pse vetëm për pjesëtarët e kësaj lëvizjeje u ngrit gjithë ky mit. Madje as për pjesëtarë të UÇK-së dhe aktivistë politikë kosovarë kur pësuan nga ndonjë goditje gjyqësore nuk pati kaq reagime!
IV.
Shumë agjensi mediatike në Kosovë, të sponsorizuara nga qarqe të njohura për sentimentin antiturk, këtë arrestim e deportim po e interpretojnë si luftë “oponentësh politikë” dhe si gjueti të Erdoganit “ndaj kundërshtarëve politikë”, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të gjejnë legjitimitet në opinionin kosovar për qasjet fashiste ndaj Islamit (lexo: Islamit të Erdoganit) dhe ndaj Turqisë. Por në fakt, këtu nuk bëhet fjalë për përplasje mes pushtetit dhe opozitës, por për një përplasje serioze ndërmjet rendit kushetues turk (shtetit, konsensusit nacional turk) dhe një organizimi paralel antikushtetues (organizate terroriste).
V.
Djegia e flamurit turk në Prizren për dy herë radhazi, përmban elemente dyshimi për një sponsorizim të mundshëm nga qarqe të ineresuara për prishjen e miqësisë ndërjet popullit shqiptar dhe atij turk si dhe ndërmjet shteteve tona. Në këtë prizëm, gjithë ky reagim mund të lexohet edhe si përpjekje e agjendave në fjalë për ftohjen e marrëdhënieve me shetin turk, aq më tepër në një situatë kur është paralajmëruar edhe vizita e presidentit turk Erdogan në Kosovë për muajin Maj, që natyrisht do të rezultonte me një prishje të atmosferës pritëse.
VI.
Natyrisht, strehimi që gjetën pjesëtarët e kësaj lëvizjeje në SHBA dhe në vendet e BE-së, e bën më problematike situatën. Ndonëse nuk ka organizim sistematik politik ligjor, kjo lëvizje ideologjike dhe fetare u përdor nga Perëndimi dhe rivalët e Turqisë si shkop për ta rritur sentimentin opozitar anti-erdoganist, në kohën kur opozita reale turke ishte katogorike kundër kësaj lëvizjeje. Në këtë mënyrë, Kosova si një shtet i ndërtuar që nga themeli me një përkrahje dhe përkujdesje nga SHBA-të dhe Europa, në një situatë si kjo u gjend ndërmjet dy zjarreve: në aspektin diplomatik kjo ndoshta tingëlloi si dalje në vijën e kundërt me ato shtete, por në aspektin ndërshtetëror dhe në prizmin e miqësisë së thellë shqiptaro-turke (kosovaro-turke) dhe bashkëpunimit reciprok, ky ishte një akt më se i nevojshëm dhe korrekt. Prandaj gjithë ky reagim mund të lexohet edhe si presion i “kujdestarëve perëndimorë” ndaj liderëve kosovarë për shkak të këtij akti ndaj lëvizjes gyleniste, ngase Kosova po del të jetë vendi i vetëm i proviniencës evropiane (ose me aspirate euro-antlantike) që thyen akullin dhe merr një vendim të tillë.
VII.
Nëse analizohen profilet ideologjike të grupeve mediatike, politike dhe të individëve që më së shumti shprehën mllef dhe krijuan tension psikologjik për këtë çështje, lehtë mund të vihet në përfundim se janë po të njëjtit protagonistë që promovojnë dikurs anti-islam dhe antiturk, duke dalur kështu kundër orientimti fetar të shumicës së shqiptarëve, dhe diskurs antishqiptar, duke dalur kështu kundër përjetimit historik dhe orientimit nacional të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë (disa nga ta edhe me lidhje direkte me Beogradin).
VIII.
Kjo çështje nuk ka vetëm karakter bipolar: pro dhe kundër lëvizjes gyleniste. Ky akt pa dyshim se është edhe një përlasje politike e brendshme mes akterëve të lartë shtetërorë, dhe si e tillë mund të lexohet edhe si përpjekje për ta fajësuar njëri-tjetrin dhe për të imponuar ri-konstruktim të skenës politike.
Në këtë mënyrë, insistimi i tepruar nga disa mediave kosovare për mbrojtjen dhe pastërtinë a-priori të shtetasve turq të arrestuar, ende pa u vërtetuar fajësia apo pafajësia e tyre, është irracionale dhe i përngjan aventurave misterioze religjioze që i bën ata 6 persona, apostuj të Gylenit në Kosovë, epilogu i të cilëve mbetet i paqartë!/Mesazhi