0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

54 planete të tjera perveç Tokës

Më të lexuarat

Më shumë se 54 planetë, që teorikisht mund të strehojnë jetë, janë zbuluar nga një teleskop i teknologjisë së përparuar me rreze infra të kuq nga NASA.

Zbulimi i bërë nga ky teleskop është shumë me interes, duke pagur parasysh se teleskopi Kepler i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ka vetëm një vit që është lëshuar në orbitë.

Në këtë periudhë kohore, ky teleskop ka vëzhguar vetëm një pjesë të vogël të galaktikës sonë.
Aparaturat moderne të satelitit Kepler kanë zbuluar mbi 1235 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor, nga të cilët 54 ndodhen në një zonë që nën disa kushte të caktuara mund të krijojnë apo të mirëpresin jetë.

Kjo zonë që përmban këta planetë nuk është “as e nxehtë, as e ftohtë”, tha kreu i ekipit shkencor të Keplerit, William Borouki.

Deri më tani, vetëm dy planetë jashtë sistemit diellor dhe Tokës janë konsideruar se janë në një “zonë të banueshme”. Sipas shkencëtarit amerikan, numri i 54 planetëve është “tepër i madh, i paimagjinueshëm”.

Për më tepër, më shumë se 1.200 trupa qiellore nuk janë konfirmuar të jenë planetë. Ekspertët vlerësojnë se rreth 80% e tyre do të klasifikohen si të tillë.

Hapi tjetër i madh do të jetë prova shkencore e hipotezës që disa nga 54 planetët mund të kenë kushtet themelore për të mbështetur jetën, disa nga këto cilësi janë madhësia e tyre, kushtet klimatike në to, temperatura si dhe distanca nga dielli.

Por, për të eksploruar kushtet më specifike në këta planetë, si kushtet atmosferike, praninë e ujit dhe të karbonit, kërkohen teleskopë të një teknologjie të përparuar, që momentalisht nuk janë krijuar ende.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit