Përleshje mes fiseve rivale në rajonin Darfur të Sudanit kanë lënë të paktën 53 të vdekur.
Banorët dhe udhëheqësit fisnorë thonë se persona të armatosur rëndë ndërmorën dje një sulm në qytetin El Sireaf. Agjencia Franceze e Lajmeve thotë se autorët e sulmit, u vunë edhe zjarrin disa shtëpive. Tensionet mes grupeve rivale arabe janë shkallëzuar gjatë muajve të fundit.
Në janar, Misioni i përbashkët i OKB-së dhe Bashkimit Afrikan në Darfur tha se luftimet mes fiseve për kontrollin e minierave të arit në Darfurin Verior kishin detyruar zhvendosjen e 700 mijë banorëve./voa