Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 500 mijë euro për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Edhe pse kërkesa e kryeministrit ishte që të ndahen mjete prej 943 mijë eurove, u ndanë vetëm 500 mijë euro.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, kërkoi që për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin të planifikohen.
Sipas Hamzës, të respektohet ligji i buxhetit që përcakton qartë kërkesën prej rezervave.
Hamza tha se duhet të kihet kujdes për kërkesat e ardhshme se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi. /kp/