11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

500 Euro shuma më e lartë që mund të paguash me para në dorë në Maqedoni

Më të lexuarat

Ndalimi i pagesës së parave cash më shumë se 500 euro hyri në fuqi në Maqedoninë Veriore, dhe tani klientët do të paguajnë vetëm me kartat e pagesave dhe llogaritë rrjedhëse.

Kufizimi ishte futur në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, dhe i referohet pagesave për mallra dhe shërbime.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski e justifikon këtë hap me nevojën për të luftuar ekonominë gri në vend.

“Ekonomia e zezë praktikisht nënkupton pagimin në të zezë, gjë që dëmton të gjithë qytetarët. Për të luftuar këtë fenomen, ne duhet të ulnim më tej kufirin për pagesën e parave cash”, tha Tevdovski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit