-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

50 akuza për vrasje për sulmuesin/terroristin e xhamive në Zelandën e Re

Më të lexuarat

Pesëdhjetë akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentativë vrasje rëndojnë mbi 28-vjeçarin australian Brenton Tarrant, që lidhen me sulmet në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re.

50 njerëz u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars.

I dyshuari kryesor i sulmeve, Tarrant, i vetëshpallur si supremacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristçërçit më 5 prill, përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland.

Pas sulmeve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vendim që ky vend t’i ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe snajperat. Tarrant e ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook sulmin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit