-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

5 ushqimet më të rëndësishme për dhëmbët

Më të lexuarat

Buzëqeshja sjell një ndejnjë të lumturisë së përgjithshme tek një individ si dhe tek njerëzit rreth tij. Celësi për një buzëqeshje të mrekullueshme dhe të bukur është tek dhëmbët e shëndetshëm dhe të shëndritshëm. Për një mënyrë jetese të shëndetshme, për tretje të mirë dhe natyrisht për buzëqeshje, ruajtja e shëndetit oral dhe mirëmbajtja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme. Pastrimi, vizitat dentale ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm, por për ti pasur dhëmbët e fortë dhe të shëndetshëm në një afat më të gjatë kohor përvec këtyre dy faktorëve shumë të rëndësishëm ka edhe shumë të tjerë që duhet ti marim në konsideratë sic janë ushqimet që ndihmojnë në fortësinë e dhëmbëve.

Qumështi

Përvec që i forcon eshtrat e trupit gjithashtu edhe dhëmbët i bën më të fortë sepse në përbërjen e saj përmban calcium si dhe vitamin D. Kalciumi ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve tuaj kundër sëmundjes periodontale si dhe mban ashtin e nofullave më të fortë dhe të shëndetshëm.

Produktet pa sheqer( me sheqer të reduktuar)

Përdorimi i ushqimeve me sheqer të reduktuar është shumë i rëndësishëm për dhëmbët ngase zvogëlon mundësinë për prishjen e dhëmbëve, duke e ditur se gjate procesit të fermentimit vjen deri tek prishja gjegjësisht dëmtimi i smaltit të dhëmbit. Këtu bëjnë pjesë sheqernat apo camcakizet që nuk përmbajnë sheqer.

Frutat e detit

Janë burim kryesorë i shumë mineraleve si dhe vitamës D. Ato janë element kryesor i ndërtimit të ashtit kockor.

Pemët

Më i rëndësishëm është përdorimi i pemëve që përmbajnë vitamin C e vecanërisht pemët si portokalli dhe limoni që ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve, duke forcuar enët e gjakut dhe indet lidhës. Vitamina C e cila haset tek këto pemë ndihmon në zgovëlimin e inflamacionit i cili pengon dhe ngadalson zhvillimin e infekcioneve në mishin e dhëmbëve.

Uji

Uji ndihmon në ruajtjen e nivelit pH në gojë, gjithashtu në largimin e grimcave të ushqimit me cka bën (vetë)pastrimin e gojës. Pështyma në fakt është mbrojtja më e mirë kundër prishjes së dhëmbëve sepse ajo përmban proteina dhe minerale që neutralizojnë acidet.

Dr.stom FLAMUR HAVZIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit