-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

5 truke të shpejta për të zgjeruar këpucët dhe çizmet që ju vrasin

Më të lexuarat

1 palë, 2, palë, 3 palë…45 palë, nuk janë çorape, por këpucë dhe me siguri nëse i futeni kërkimeve në dollap do të kuptoni që keni edhe ju aq a në mos më shumë. Por përtej të gjithave, në qoftë se ekziston diçka të cilës femrat nuk i rezistojnë dot janë pikërisht këpucët. Shpeshherë ‘’gënjeheni’’ nga imazhet shumëngjyrësh që shkëlqejnë në vitrina ose hyni në dyqan thjesht për të parë dhe përfundoni duke blerë këpucë edhe pa i provuar. Por, me siguri nuk e keni llogaritur ndjesinë e shtrëngimit të këpucëve tek gishtat dhe prerjen nga pask këmbës. Mos u shqetësoni, ka një zgjidhje për të gjitha dhe Living ju njeh në këtë artikull me 5 truke si të zgjeroni këpucët që ju ngushtojnë dhe të mund t’i vishni lirisht.

1.Mbathni një palë çorape të trasha dhe mundohuni të vishni këpucët që ju shtrëngojnë. Me ndihmën e një tharëseje flokësh ngrohni për disa minuta zonën përreth këpucëve. Tashmë këpucët tuaja nuk ju shtrëngojnë si më parë. Nëse dështoni me provën e parë, mund ta provoni sërish.
2.Merrni dy qeksa me zinxhirë dhe mbushini me ujë të ftohtë. Pasi të jeni kujdesur që qeksat nuk kullojnë vendosini brenda këpucëve ose sandaleve. Më pas futini në një qese dhe lërini në frigorifer për 3-4 orë, por edhe më shumë. Pasi t’i nxirrni nga frigoriferi, lërini 20 minuta dhe hqini qeset e ngrira. Në fund fshijini me një peshqir të thatë. Do të habiteni me rezultatin.
3.Bashkoni në një shishëz në formë sprucatori ujë dhe alkool dhe tundini për disa minuta. Pasi të vishni me kujdes këpucët, spruconi të gjitha zonat rreth tyre me kujdes derisa të ndieni që nuk keni më dhimbje. Alkooli do të avullojë dhe këmbët nuk do t’ju vrasinë më.
4.Merrni disa gazeta të vjetra dhe bëjini shuk. Më pas lagini me ujë dhe shtyjini në gjithë hapësirën e këpucës. Pritni derisa të thahen dhe do të kuptoni që këpucët nuk ju ngushtojnë si më parë.
5.Me pataten mund të bëni shumë receta interesante, por ehd etë ngushtoni këpucët. Merrni dy patate dhe qërojini. Më pas futeni brenda hapësirës së brendshme të këpucëve, çizmeve apo balerinave dhe pritni 30 minuta ose më shumë. Patatet zgjerojnë këpucët dhe zbusin materialin e lëkurës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit