Jo të gjitha llojet e diabetit manifestohen me simptoma të njejta si etja e madhe për ujë, nevoja për tualet dhe mpirje të duarve dhe këmbëve. Keni kujdes edhe nga këto shenja të buta që tregojnë se keni diçka të pazakontë në gjak.
1. Vëreni ndryshime të pakëndshme të lëkurës
Njolla të errëta në lëkurë, posaqërisht prapa qafës, bërrylave, janë shenjë e hershme e nivele të larta të sheqerit në gjak. Niveli i lartë i insulinës promovon rritjen e qelizave të lëkurës dhe melaninës, pigmentit të këtyre qelizave që i bën njollat e zeza andaj edhe testet me shumë gjasa do të zbulojnë nivele më të larta se zakonisht të sheqerit në gjak. Humbja e peshës edhe 5 kilogramë do e ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në pastrimin e përgjithshëm.
2. Pamja juaj çuditërisht përmirësohet
Befasisht jeni të gatshme të dilni pa syze. Kur jeni me diabet mund të vëreni përmirësim apo përkeqësim të pamjes, kemi raste të përmirësimit të pamjes në pacientë me nivel të rritur të sheqerit në gjak.
3. Keni kruarje të paepur
Ju duket qesharake gjatë vizitës së mjekut të cekni se keni kruarje të lëkurës? Mos gaboni. Diabeti çrregullon qarkulimin e gjakut, që mund të shkaktojë kruarje. Disa pacientë kanë kruarje në ekstremitete, andaj nëse kremat hidratuese nuk e ndalojnë kruarjen me siguri që duhet të shkoni në një tjetër takim tek mjeku.
4. Dëgjimi juaj dobësohet
Nëse filloni të shikoni TV me zë të lartë apo nuk mund të kapni bisedat me njerëzit, tregoni mjekut tuaj se keni nevojë për një testim të sheqerit në gjak. Një studim tregon se dobësimi i të dëgjuarit është tregues i hershëm i diabetit. Studjuesit vlerësojnë se diabeti i dëmton enët e gjakut dhe nervat e veshit të brendshëm, gjë që shkakton dobësim të të dëgjuarit.
5. Gërhisni shumë
Gjysma e pacientëve me diabet 2 kanë probleme me frymemarrjen gjatë gjumit. Nëse jeni e diagnostifikuar me këtë gjendje e cila karakterizohet më gërhasje të rëndë dhe përgjumje gjatë ditës, është mirë të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak. Një studim tregon se 23% e pacientëve që kanë probleme me gjum, kanë zhvilluar diabet në 5 vitet e ardhshme. Lidhshmëria ende nuk është vërtetuar mirëpo pacientët me probleme të gjumit kanë tendencë të çlirojnë hormone të stresit gjatë gjumit, që e rrisnin nivelin e sheqerit në gjak.