3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

5 Këshilla për përcaktimin e qëllimit

Më të lexuarat

Këto këshilla praktike, mund t’ju ndihmojnë që ta keni më të lehtë përcaktimin dhe arritjen e qëllimeve tuaja:

 

Qëllime specifike dhe realiste. Kur vjen puna për të bërë një ndryshim, njerëzit që kanë sukses janë ata që i vënë vetës qëllime realiste dhe specifike. “Unë do të riciklojë të gjitha shishet e mia të plastikës, kanaçet  dhe revistat” është një qëllim shumë më i arritshëm se sa “unë do të bëj më shumë për mjedisin.” Dhe kjo e bën më të lehtë që ju t’i përkushtoheni  atij qëllimi.

Duhet kohë që një ndryshim të bëhet zakon. Me siguri që do të ju duhen disa muaj kohë për çfarëdo ndryshimi (si p.sh të zgjoheni gjysmë ore më herët për të ushtruar) që të bëhet rutinë e jetës suaj. Kjo ndodhë për arsye se trurit tuaj i nevojitet kohë të mësohet me idenë që kjo gjë e re që ju po bëni, do të jetë pjesë e përditshmërisë suaj.

Përsëritja e qëllimit, bën që të ngulitet në mendje. Çdo mëngjes, thuaj me zë të lartë qëllimit tuaj për të ja kujtuar vetës se çfarë doni dhe për çfarë jeni duke punuar. (Nëse e shkruani atë, ndihmon gjithashtu.) Çdo herë që ia rikujtoni vetës  qëllimin tuaj, ju e trajnoni  trurin tuaj për të bërë atë realitet.

Të ja bëni qefin të tjerëve, nuk funksionon. Çelësi i bërjes së një ndryshimi, është ta gjeni dëshirën brenda vetës tuaj, duhet ta bëni sepse ju e dëshironi, e jo sepse e gruaja, burri, trajneri, prindi apo dikush tjetër dëshiron që ju ta bëni. Do të jetë më e vështirë ta vazhdoni rrugën dhe motivin nëse jeni duke e bërë nga obligimi ndaj dikujt tjetër.

Pengesat nuk janë dështim. Gabimet janë pjesë e procesit të të nxënit derisa ju trajnoni trurin tuaj në një mënyrë të re të të menduarit. Mund të ju duhen disa përpjekje derisa të arrini një qëllim. Por kjo është në rregull, është normale të ngatërroheni dhe të dorëzoheni disa herë kur jeni duke u munduar të bëni një ndryshim. Mbani mend që të gjithë gabojnë dhe nuk keni nevojë ta mundoni vetën për këtë gjë. Vetëm rikujtojani vetës që të ktheheni përsëri në rrugën e duhur, në qëllimin tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit