1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

5 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë një interviste për punë

Më të lexuarat

Jeni i papunë prej muajsh, është shtrënguar puna kur vjen tek financat dhe ka filluar t’ju humbasë durimi për të kërkuar punë kur papritmas ju vjen telefonata: do të paraqiteni në një intervistë pune.

Megjithëse mund të keni eksperiencë me intervistat e punës, është e rëndësishme të paktën të dini se çfarë nuk duhet të bëni gjatë një interviste pune.

Specialistët nënvizojnë të paktën 5 gjëra që duhen shmangur:

1. Mos u tregoni dominues

Në çdo bisedë ka tendenca për tu treguar lider. Sigurohuni që s’jeni ju që dominoni gjithë kohën, pasi kjo i lejon intervistuesit të krijojë një ide se si do silleni ju me kolegët. Njerëzit duan bashkëpunim dhe punë grupi.

2. Mos shikoni orën

Keni rastisur ndonjëherë me ndonjë njeri që sheh shpesh orën? Keni vënë re se sa e bezdisshme është? Mos e bëni këtë të paktën në një intervistë pune. Është e pasjellshme dhe shpërqendruese.

3. Mos jini të papërgatitur

Nëse del që ju s’keni farë informacion për kompaninë dhe rolin që ju mund të keni në të, do dukeni shumë keq.

4. Mos jepni opinione vend e pa vend

Kjo do të ishte humbje kohe në një intervistë. Ju ndoshta as nuk e kuptoni se po e bëni këtë pasi mund të apasionoheni nga një çështje, por sigurohuni që të jeni i vëmendshëm në këtë pikë.

5. Mos jini i pavëmendshëm

Nëse nuk dëgjoni pyetjet, ju s’mund t’u përgjigjeni siç duhet. Dëgjoni me kujdes pyetjet që ju bëhen dhe tregoni interes kur flasin intervistuesit. Gjithmonë vëmendja vlerësohet./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit