4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

5 dhuratat e Allahut në muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Ebu Hurejrah (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ummetit (popullit) tim i janë dhuruar pesë gjëra në muajin e Ramazanit, që nuk iu janë dhënë popujve të tjerë:

1. Allahu i Lartësuar i shikon ata që kanë agjëruar në natën e parë të Ramazanit dhe Allahu nuk e dënon atë që e shikon.

2. Kundërmimi (era e gojës) i agjëruesit tek Allahu është më e mirë, sesa era e parfumit më të mirë.

3. Engjëjt luten natë e ditë për agjëruesit.

4. Allahu urdhëron Xhenetin, që të zbukurohet për të pritur robërit e devotshëm, që janë lodhur në këtë botë dhe duan të pushojnë në Xhenet.

5. Në ditën e fundit të Ramazanit, Allahu ua fal mëkatet të gjithë atyre që kanë agjëruar”. Një nga të pranishmit pyeti: “A është ajo nata e Kadrit”? I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: “Jo (nuk është nata e Kadrit), por punëtori paguhet, pasi e kryen punën siç duhet (pra agjëruesi e merr sevapin e agjërimit në fund të muajit të Ramazanit, ashtu siç e merr punëtori rrogën e tij në fund të muajit)”./XhamiaMbret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit