-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

5 Arsyet pse Shqipëria e Madhe do të ishte një ide e mirë sipas buzfeed

Më të lexuarat

Shumë njerëz në Ballkan janë të frikësuar nga idea e Shqipërisë së Madhe. Por pse? Sipas buzzfeed këto janë 5 arsyet që bashkimi kombëtar është kënaqësi jo vetëm për shqiptarët.

1. Mund ti shijoni pushimet e juaja pa paguar asgjë

Turistët mund të qëndrojnë pa paguar asgjë sepse tek shqiptarët sipas traditës duhet të respektohet në maksimum mysafiri, shkruan buzzfeed. Vizitoni çdo shtëpi dhe lëni që ata të kujdesen për juve

2. Një parajsë e taksave në Evropë

Harroni ishujt tropikal larg. Në Shqipërinë e Madhe, një parajsë e re tatimor do të krijohet brenda Europës. Bazuar në tatimin mbi të ardhurat aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, norma juaj e taksave është rreth 10% . Sillni të gjitha paratë tuaja !

3. Një shtet pa Mc Donalds dhe Starbucks

Edhe pse Shqipëria e madhe është një mik i afërt i SHBA-ve, por aty nuk do ti gjeni kafet dhe hamburgerët e tyre me çmime të larta. Ju mund të shijoni qoftet për 1.50 dhe makiaton më të mirë në botë për 1 euro

4. Toleranca fetare dhe futbolli

Udhëheqësit e katër feve kryesore në Shqipëri, ecën dorë për dore gjatë marshimit Charlie HEBDO në Paris. Ata treguan tolerancën e tyre fetare në botë, shkruan buzzfeed. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman është në rregull në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa ju jeni tifoz i Barcelonës, Real-it, Arsenal ose Chelsea.

5. Vozitja në trafik pa ndalesa

Shqipëria e Madhe do të jetë vendi i parë pa bllokime të trafikut në autostradë. Një nga rrugët më të reja dhe më të shtrenjta në Evropë është e gatshme të ju shërbej. Lidhu me rrip të makinës dhe do të kënaqeni më shëtitjen.

/buzzfeed

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit