3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

47 PERSONA TË VRARË NË SULMET E FUNDIT NË SIRI

Më të lexuarat

Dhuna në Siri vazhdon me gjithë shpejtësi.

Në sulmet e fundit të forcave të Esadit janë vrarë 47 persona.

Ndërkaq ushtria siriane vazhdon të bombardoj nga ajri qytetin Halep.

Gjatë bombardimeve u rrënuan një numër i madh i shtëpive ndërsa u vranë dhe u plagosën një numër i madh i civilëve.

Pamjet e xhiruara me kamera amatore edhe njëherë vënë në pah brutalitetin e forcave të Esadit.

6 nga 15 persona të plagosur në sulmin ajror në Halep që u sollën në Turqi për kurim kanë humbur jetën.

Ndërkohë që në spitalin shtetëror në Kilis të Turqisë vazhdon kurimi i 7 personave, 2 prej tyre u dërguan në spitalin e Gaziantepit.

Ndërkaq përleshjet intensive vazhdojnë në një numër të madh të qyteteve duke filluar prej kryeqytetit Damask e në Rastan, Humus dhe Deraa.

Çështja e Sirisë është në krye edhe të agjendës ndërkombëtare.

Rusia kërkoi ndërprerjen një orë e më parë të dhunës në Siri dhe palëve në konflikt u bëri thirrje për të vendosur një armëpushim të qëndrueshëm.

Ndërsa nga Franca erdhi një rrëfim. Ministri i Jashtëm francez, Loran Fabius deklaroi se vendi i tij ka ndihmuar arratisjen e disa personave të lartë nga ushtria siriane.

Ndërsa në lidhje me çështjen e ndihmave në armatim Fabius tha se opozitarët prej tyre posaçërisht kanë kërkuar armë për mbrojtje kundërajrore, por Franca duke iu përmbajtur vendimit për embargo në armë të Bashkimit Evropian e refuzoj këtë kërkesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit