Vazhdojnë arratisjet nga dhuna në Siri në drejtim të Turqisë.
440 sirianë që i shpëtuan dhunës në tokat e tyre, ndër të cilët gjenden edhe dy kolonelë, 6 nën kolonel , 8 major e 2 kapitenë kaluan kufirin e Turqisë.
Sirianët erdhën deri në kufi me minibus, automobil dhe kamionë dhe kaluan në këmbë në fshatrat Kushakllë (Kuşaklı), Bykylmez (Bükülmez) dhe Kavallxhëk (Kavalcık) të provincës Rejhanllë të rrethit të Hatajit.
Kurse 3 të plagosur që ishin ndërmjet grupeve siriane, u dërguan për kurim në Spitalin Shtetëror të Rejhanllësë. Ushtarët dhe Familjet e tyre u dërguan në Kampin Apajdën (Apaydın) ndërsa sirianët e tjerë u dërguan në Shanllëurfa ( Şanlıurfa)./trt/kohaislame