2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

400 Të vrarë në përleshjet mes grupeve opozitare në Siri

Më të lexuarat

Numri i të vrarëve në përleshjet e filluara ditën e premte në Siri mes grupeve opozitare doli në 400.

Spitali në qytetin Halep, të cilin luftetarët e grupimit Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit e përdornin si shtab, kaloi në duart e opozitarëve të tjerë.

Ushtria për Sirinë e Lirë deklaroi se janë liruar me dhjetëra persona të cilët mbaheshin peng në spital nga ana e grupimit në fjalë.

Grupi për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri, deklaroi se qyteti Halep është pastruar pothuajse tërësisht nga luftetarët e grupimit Shteti Islamik i Irakut dhe Damaskut.

Ndërsa organizata El Nusra u bëri thirrje luftetarëve për ti ndalur luftimet dhe se prioritet duhet të ketë rrëzimi i regjimit të Esadit.

Mirëpo bëhet e ditur se luftetarët e El Nusras vazhdojnë me luftime në qytetin Rakka kundër luftetarëve të këtij grupimi, ndërsa në rajone të caktuara është arritur edhe armëpushimi dhe pajtimi.

Në anën tjetër vazhdojnë edhe sulmet e regjimit të Esadit.

Në sulmet ajrore të organizuara nga ana e forcave ajrore të regjimit në Rifat dhe Halep janë vrarë 8 persona./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit