0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

400 ditë grevë ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave

Më të lexuarat

Ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, kanë dalë sot para medieve për të treguar se janë bërë 400 ditë prej kur filluan grevën para Qeverisë.

Ata janë shprehur tejet të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës.

Ish-punëtorët kanë thënë se ata edhe pse qëndruan në borë, shi e temperatura të larta në tendën para Qeverisë, kjo nuk u bëri përshtypje qeveritarëve.

Sipas tyre, askush për 6 muaj prej kur është formuar qeveria e re, nuk i ka vizituar dhe nuk ka biseduar me ta, 

Ish-punëtorët kanë sqaruar se i kanë dërguar 24 shkresa Qeverisë, por nuk kanë marrë përgjigje./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit