Sipas burimeve informative egjiptiane te regjimit qe organizoi referendumin, pjesëmarrja e votuesve në referendumin e organizuar për kushtetutën e re në Egjipt ishte 40%. Edhe pse burimet e Vellazerise Muslimane e mohojne kete nivel te pergjigjes.
Sipas burimeve informative egjiptiane rezultatet e para të referendumit dëshmojnë se rreth 40% e personave me të drejtë vote kanë marrë pjesë në votime. Ndërkohë komisariati i lartë i zgjedhjeve në Egjipt, rezultatin përfundimtar të votimeve për referendum, do ta shpallë sot. Kjo është në kohën kur më herët në formë jo zyrtare ishte deklaruar se 95% e pjesëmarrësve në referendum i kanë thënë “po” kushtetutës së re të Egjiptit. Ky referendum vleresohet te jete i manipuluar ne te gjitha aspektet si ne numrin e votueseve pjesmarres po ashtu edhe ne numrin e votimeve dhe formave te presionit qe jane bere per pjesmarrje nga ana e regjimit pucist.