-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

4 raste me COVID-19, mbyllet fasoneria me 250 punonjës në Krujë

Më të lexuarat

Pas konfirmimit të 4 rasteve të reja me COVID-19, është mbyllur fasoneria në Krujë. Mësohet se aty punojnë 250 persona. Tre nga të infektuarat janë punonjëse gra, ndërsa i katërti është djali i njërës prej tyre, “pacientes zero” nga Fushë Kruja e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë.

Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta perimeve në qytet.

Pritet që të vendoset dhe ndalim-qarkullimi përgjatë fashës së lejuar orare, ndërsa ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.

Numri i të prekurve nga Covid-19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë.

Situata shqetësuese me fasonerinë në Krujë është ngritur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, por kryeministri Edi Rama është shprehur se situata është nën kontroll, duke mohuar shpërthimin e epidemisë aty.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit