3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

4 Milion pelegrin luten për myslimanët e Sirisë dhe Birmanisë

Më të lexuarat

Rreth katër milionë pelegrinë nga e gjithë bota kanë falur sot xhumanë në Qabe. Haxhinjtë lutjet e tyre i drejtuan tek ndërpritja e gjakderdhjes në Siri dhe zgjidhja e problemit të myslimanëve në Birmani.
Trafiku, rrugët dhe sheshet e Mekës janë bllokuar që natën e kaluar. Haxhinjtë kanë vërshuar qytetin. Secili është përpjekur për të marrë një pozicion sa më afër Qabesë, para shkuarjes në Arafat, që është pjesë e riteve të detyrueshme të haxhit.

Imami ka theksuar rëndësinë e unitetit në botën islame dhe ka kërkuar dialog mes myslimanëve. Pasi i është drejtuar besimtarëve, imami e dha një predikim për shpëtimin e myslimanëve në Siri dhe në Birmani.

Mbreti saudit Abdullah ka lëshuar një urdhër për të lejuar lehtësime për viza dhe gjithçka tjetër për pelegrinët nga Siria. Ai i ka dërguar edhe letër ambasadave të Turqisë, Jordanisë dhe Libanit ku ka njoftuar për këtë qëllim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit