3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

4 mënyrat se si duhet të mburresh me veten tënde

Më të lexuarat

Është pyetur shejhu i nderuar për dispozitën e të lavdëruarit njeriu veten e tij?

Pergjigje-Nëse me të lavdëruarit e vetës njeriu ka për qellim përmendjen e dhuntive të Allahut të plotfuqishëm ose ka për qellim që të jetë shembull për të tjerëve nga moshatarët e tij apo të ngjashëm më të, për këtë s’ka të keqe.

Mirëpo, nëse ka për qellim me të pastrimin e tij (nga gabimet), si dhe publikimin e veprave të tij që janë për Zotin e plotfuqishëm, ky veprim përmban diç nga mburrja më dhunti gjë që është e ndaluar, thotë Allahu i lartësuar: “Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim” (Huxhuratë 17). Ndërsa, nëse është thjesht qëllimi për lajm, s’ka të keqe, mirëpo, më parësore është lenia e tij.

Pra, sa i përket çështjes e të lavdëruarit e vetvetes, ajo është katër llojesh:

E para: Ta ketë për qellim me të përmendjen e dhuntive të Allahut ndaj tij, nga ajo që Ai i ka dhuruar nga besimi dhe qëndrueshmëria (në Fe).

E dyta: Ta ketë për qellim me të që t’i nxitë edhe të tjerët ashtu sikur se ai.

Këto dy lloje janë të pëlqyera për shkak i qëllimit të mirë që përmbajnë.

E treta: Ta ketë për qellim me të mburrjen, sfidimin e të tjerëve dhe paraqitjen para All-llahut të plotëfuqishëm për imanin dhe qëndrushmërinë në të vërtetën, kjo nuk është e lejuar, arsyeja e së cilës është e cekur në ajetin e më sipërm.

E katërta: Ta ketë për qellim me të vetëm lajmërim ndaj të tjerëve për vetvetën e tij, për atë që ai posedon nga imanin dhe qëndruëshmëria në të vërtetën, kjo është e lejuar, mirëpo më parësore është lenja e tij.

Shejh Uthejmin Allahu e Meshirofte

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit