0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

4 hapat për parandalimin e sëmundjes alzheimer

Më të lexuarat

Ushtrimet, dieta e shëndetshme dhe sfidat mendore janë të shkëlqyeshme për shëndetin e të gjithë organizmit, duke përfshirë edhe shëndetin e trurit. Studime të shumta kanë treguar që shprehitë e caktuara të jetesës mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes alzheimer.
 
Ushtroni 3 orë në javë
 
Ushtrimet janë të shkëlqyeshme për trurin tuaj, dhe madje në periudha afatgjata. Ekspertët rekomandojmë që të ushtroni të paktën 3 herë në javë, ndërsa në një studim është konstatuar se tri ecje më të gjata në javë mjaftojnë për ta mbajtur trurin tuaj të ri për 2-4 vjet më gjatë.
 
Meditoni 10 minuta në ditë
 
Sasia e madhe e kortizolit në trup ndikon negativisht në tru. Vetëm 10 minuta meditim i thjeshtë do të jetë i mjaftueshëm për të bërë mrekulli në trurin tuaj. Rrini në pozitë të drejtë, mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë. Bëni këtë 2 herë në ditë nga 5 minuta.
 
Konsumoni acide yndyrore omega 3 çdo ditë
Personat të cilët marrin sasi të mjaftueshme të DHA dhe EPA, e kanë një volum më të madh të hipokampusit, në krahasim me ata që nuk i konsumojnë ato. Ekspertët theksojnë se shumica e të rriturve të shëndetshëm duhet të konsumojnë deri 1500mg të acideve yndyrore omega-3 në ditë.
 
Çdo ditë mbani mend diçka
 
Nëse mbamendja e informacioneve të reja bëhet shprehi e juaja, dhe në qoftë se e bëni këtë çdo ditë, truri juaj do të qëndrojë më gjatë i ri. Studimet kanë treguar se personat të cilët çdo ditë mbajnë mend diçka e kanë një përqindje më të lartë të materies gri sesa moshatarët e tyre. Trurin tuaj përballeni me sfida sa herë që të mundeni. Intensifikoni kontaktet shoqërore, mësoni ndonjë gjuhë të re apo zhvilloni aftësi të reja.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit