3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

4 gjëra që nuk i ditur më parë

Më të lexuarat

– Katër gjëra e sëmurin trupin:

1. Të folurit e tepërt.

2. Gjumi i tepërt.

3. Të ngrënit e tepërt.

4. Bërja e marrëdhënieve seksuale e tepërt.

– Katër gjëra e lodhin trupin:

1. Shqetësimi.

2. Pikëllimi.

3. Uria.

4. Pagjumësia.

– Katër gjëra e sjellin riskun:

1. Namazi i natës.

2. Bërja e istigfarit shpesh.

3. Dhënia e lëmoshës.

4. Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje.

– Katër gjëra e ndërpresin riskun:

1. Gjumi i mëngjesit.

2. Mos falja e namazit nafile shpesh.

3. Përtacia.

4. Tradhtia.

– Katër gjëra e zbehin fytyrën dhe e largojnë shkëlqimin:

1. Gënjeshtra.

2. Paturpësia.

3. Pyetjet e tepërta pa dituri.

4. Gjynahet e tepërta.

– Katër gjëra ia shtojnë fytyrës shkëlqimin:

1. Devotshmëria.

2. Realizimi i premtimeve.

3. Bujaria.

4. Sjellja e mirë.

(Imam ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë.)
i.j.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit