1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

4% e shqiptarëve të alkolizuar, luftojnë impotencën duke përdhunuar gra e fëmijë

Më të lexuarat

Varësia nga alkooli është një fenomen në rritje për shqiptarët. Ekspertët thonë se më të prekur janë moshat 30 – 60 vjeç. Shpëtim Noksani, drejtor i Klinikës Trajtuese të Varësisë Alkoologjike tha se “3,5 – 4 % e popullsisë janë të sëmurë nga varësia alkoolike, pa futur ata që kanë varësi të dyfishtë alkool-drogë.”
Studimi i fundit i realizuar prej tyre ka nxjerrë në pah se personat e alkoolizuar krahas dëmtimit të vetes dhe degradimit të çdo marrëdhënieje, arrijnë deri në dhunë seksuale ndaj bashkëshortes.
“Për dhunën që ushtrohet brenda shtëpisë, viktimizimin e fëmijëve, viktimizimin dhe pastaj për dhunën seksuale që ushtrohet nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes… 71,4% ushtronin dhunë brenda shtëpisë, edhe tek fëmijët dhe brenda kësaj, 53% ushtronin dhunë seksuale të drejtpërdrejtë.”
Studimi është realizuar nga Klinika Trajtuese e Varësisë Alkoologjike. Ekspertet shpjegojnë edhe arsyet se përse personat e alkoolizuar arrijnë në dhunë seksuale, shkruan tvklan,
“Dy ishin arsyet, se pari zhvillimi i impotencës sekondare mashkullore për shkak të sasisë së madhe toksikuese të alkoolit dhe impotenca sekondare mashkullore psikologjike, pra bashkëshorti për shkak të varësisë alkoolike gjeneron çrregullim humori, depresion dhe çrregullim personaliteti antisocial, për shkak të këtyre çrregullimeve madhore që janë të natyrës psikotike ai arrinte dhe në situata halucinative…. për shkak të kësaj impotence psikologjike nuk arrihej raporti seksual, ushtronte dhune edhe në marrëdhënie të pavullnetshme deri në përdhunime, ofendime, denigrime, vënie në lojë, përdorimi i fëmijëve për ta denigruar bashkëshorten…”
Ekspertët thonë se varësia alkoolike është një sëmundje që duhet trajtuar, pasi në jo pak raste ka çuar edhe në krime brenda familjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit