1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

37 vite e falë namazin vetëm në xhaminë e Pejgamberit (Alejhi Selam).

Më të lexuarat

Një burë me prejardhje nga Afganistani paraqet një shembull devotshmërie sepse nuk ka falë asnjë namaz e të mos e ketë falë pas imamit në xhaminë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.

Haxhi Muhamed është bërë i njohur në Medine për shkak se gati katër dekada paraqitet në televizionin saudian duke bartur të njëjtin turban duke qëndruar në anën e djathtë të safit të parë menjëherë pas imamit.

Ai thotë se në Saudia ka ardhur kur ka pasur 19 vjet, ndërsa gati 37 vjet punon si ujëinstalues  dhe gjatë kësaj kohe vetëm njëherë ka udhëtuar në vendlindjen e tij.

Që nga koha kur isha i ri përpiqesha që të gjitha namazet ti fali në xhaminë e të dërguarit të Allahut s.a.v.s.”, thotë ai.

“Më pëlqen t’i mbledh të gjitha kopjet e Kuranit që i lënë pas vizitorët dhe i kthej në vendin ku zakonisht qëndrojnë”, deklaron Haxhi Muhamed.

Ai bën miq nga vende të ndryshme që vizitojnë e Muhamedit a.s. ndërsa vizitorët mbeten të mahnitur me sinqeritetin e tij që të gjitha namazet t’i falë në xhaminë e njëjtë dhe në të njëjtin vend.

“Derisa punoje tek shefi  im në fillim i thash se nuk dëshirojë të kaloj asnjë namaz  pa e falur në xhami dhe gjatë Ramazanit nuk dëshiroj të punojë sepse gjithë kohën dëshiroj do të jem në xhami”, thotë haxhi Muhamed.

Haxhi Muhamedi ka dy gra dhe 12 fëmijë.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit