Një numër i madh i Palestinezëve u përpoqën të kalonin në anën e Jeruzalemit duke u ngjitur me shkallë me litarë në murin e “ndarjes” i cili ndodhet në rajonin Er-Ram në veri të Jeruzalemit.
RAMALLAH (AA) – Rreth 350 mijë palestinezë nga Bregu Perëndimorë nën masa të forta sigurie janë mbledhur në Xhaminë Aksa për të përjetuar natën e Kadrit.
Qindra ushtarë Izraelitë janë vendosur në pikat e kontrollit përreth Jeruzalemit nga pika të cilat janë lejuar të hyjnë vetëm me mjet identifikimi dhe leje të posaçme gratë e moshës 16-30 dhe meshkujt e moshës 30-50, ndërsa fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe meshkujt mbi moshën 50 si dhe femrat mbi moshën 30 janë lejuar të hyjnë pa patur nevojën e lejes.
47 vjeçari Azzam Mesad i cili ka folur për gazetarin e AA gjatë kohës së pritjes për të hyrë në Jeruzaelm nga pika e kontrollit Kalendiya tha se “Në këtë natë të shenjtë mijëra Palestinezë dëshirojnë të vizitojnë Jeruyalemin dhe Aksanë, më në fund edhe unë mora leje për të falur namaz në Aksa. Izraeli nxjerr probleme gjithmonë. Me vendimin për kufizimin e moshës më pengoi që fëmijët e mi të më shoqëronin mua”.
Ndërsa një numër i madh i Palestinezëve u përpoqën të kalonin në anën e Jeruzalemit duke u ngjitur me shkallë me litarë në murin e “ndarjes” i cili ndodhet në rajonin Er-Ram në veri të Jeruzalemit.