2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur fare mësimin online

Më të lexuarat

89 për qind e nxënësve të Kosovës kanë ndjekur mësimin online gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa 32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur fare mësimin online.

Këto u bënë të ditura nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku u diskutua lidhur me organizimin e mësimit në distancë gjatë periudhës me pandemi.

Ministri Likaj, tha se pjesëmarrja e nxënësve në mësimin online ka qenë e kënaqshme.

“Pjesëmarrja në mësimin online ka qenë e kënaqshme, ku 89.4 për qind e nxënësve janë mbuluar me mësimin në distancë. Një pjesë e nxënësve nuk kanë pasur teknologji dhe nuk kanë pasur sinjal televiziv ku është transmetuar mësimi në distancë. Rreth 32 mijë nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësimin online. Fëmijët me aftësi të kufizuara, kjo kategori ka pasur vështirësi”, tha ai.

Shqetësuese tha se është se nuk ka pasur një përshtatje të kurrikulave me mësimin online, ku tha se i kanë ngarkuar ndonjëherë fëmijët me detyra të tepërta.

Sa i përket mbajtjes së testit të arritshmërisë dhe atë të maturës, ai tha se kanë vendosur që këto testime të mbahen.

“E kemi testim e arritshmërisë dhe të maturës, ka qenë një konkluzion se mund të vijohet me mbajtjen e testit. Sugjerimi i tyre është që të vazhdohet me testin e arritshmërisë. Ju kam ofruar që të shtyhet për një periudhë të caktuar, por ata kanë qenë që të mbahet në afatet kohore”, tha ai.

Anëtari i Komisionit nga LVV Shpejtim Bulliqi, tha se mësimi online i ka gjetur të papërgatitur mësimdhënësit.

“Çështja e një numri të madh të nxënësve që nuk janë përfshirë në arsim është diçka për t’u brengosur. I keni totalisht shkollat të papërgatitura. Keni për t’i rrezikuar fëmijët në shkolla. Është mirë ta shikoni këtë çështje dhe të angazhoheni”, tha ai.

Sejdi Hoxha nga PDK-ja, ka kritikuar qasjen ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Vetë fakti që i kemi 32 mijë nxënës pa qasje në mësim online është shqetësuese. Ne kemi ngritur shqetësime edhe gjatë kohës kur është zhvilluar mësimi online. Dështimi i qeverisë është mos pagesa e internetit për familjet në asistencë sociale. Ka pasur edhe një menaxhim jo të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha ai. /KP/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit