Kompania G.Skill paraqiti kompletin e memories së kapacitetit të lartë për shfrytëzuesit e iMacëve që kanë kërkesa të larta.
Kompleti ka kapacitetin total prej 32 GB, ndërsa përbëhet nga katër pllaka të memories SODIMM DDR3 me takt pune prej 1333 MHz, ku secila prej pllakave ka kapacitetin prej 8 GB.
Kompleti i G.Skill është i dizajnuar për versionin e iMac të paraqitur vitin e kaluar i cili ka katër sllote për memorie, e sasia e këtillë e memories do të duhej të mjaftoj profesionistëve të cilët merren me përpunimin e videos dhe zërit ose të cilët në mënyrë intensive përdorin programet grafike. Çmimi i kompletit nuk është publikuar.