1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

3175 automatë nuk i kontrollon shteti

Më të lexuarat

Vazhdon të mos respektohet dhe mos të zbatohet ligji për lojërat e fatit nga personat që ushtrojnë këtë aktivitet. Shifrat që dalin nga raporti i komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për lojërat e fatit janë alarmuese. Të dhënat zyrtare të këtij raporti tregojnë se nga 4,875 automatë bixhozi sa janë në Kosovë, vetëm nga 1.700 prej tyre mblidhet akciza.
Pra, nga këto të dhëna del se 3.175 automatë janë duke funksionuar të pa lajmëruar që mund të nënkuptohet se ata janë në funksion dhe nga ta nuk mblidhet akciza. Nga këto të dhëna zyrtare të Doganës së Kosovës që i kishin dërguar komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Lojërat e Fatit kuptojmë se numri i automatëve të importuar në Kosovë nga 2004 deri më sot është 5,755 copë, ndërsa të eksportuar janë 880 copë që nënkupton se në territorin e Kosovës janë 4,875.

Mirëpo problemi qëndron në faktin se sipas tyre 1,700 janë automatë aktiv nga të cilët mblidhet akciza kurse numri i automatëve që janë të magazinuar është 2,289. Pra nga 4,875 që janë prezent zbresim 1,700 që janë aktiv dhe 2,289 që janë të magazinuar, del se 886 automatë janë duke funksionuar të pa lajmëruar. Këto të dhëna Dogana thotë se i ka vetëm nga viti 2004 dhe jo më herët.

Pas publikimit të këtij raporti dhe shifrave alarmante ATK-ja ka filluar ta marr seriozisht këtë punë. Edhe pse ka filluar të marr disa licenca ky institucion prapë se prapë nuk e ka ndërmend të mbyllë të gjitha lojërat e fatit. E gjitha çka do të bëjë ATK është respektimin e ligjit për mbylljen e këtyre lojërave në afërsi të objekteve edukativo-arsimore dhe institucioneve kulturore.

Menaxheri i mbikëqyrjes së lojërave të fatit në ATK, Bekim Jupa, ka thënë se ATK-ja do të mbyll të gjitha ato lojëra të fatit që nuk i përmbahen ligjit. Sipas tij, gjatë 2013 ky institucion i ka tërheq licencën 17 subjekteve për shkak të mos plotësimit të kritereve të parapara me ligj. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit