0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

30 MIJË EURO RESTELICËS

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Komunës së Sharrit t’i ndahen 30 mijë euro, në mënyrë që të evitohet katastrofa e këtij viti që mori jetën e disa banorëve dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, si shkak i rrëshqitjes së një orteku bore. Propozimin për ndarjen e mjeteve e dha sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në mbledhjen radhës së Qeverisë, për të cilin propozim mori miratimin nga kabineti qeveritar.

Kuçi tha se propozimi i tij vjen pas kërkesës së banorëve të Restelicës që kodra prej të cilës kishte rrëshqitur orteku, të gërryhet, në mënyrë që të mos ketë pjerrtësi aq të madhe, saqë ta shkaktojë sërish tragjedinë e fillimvitit.

“Ne mendojmë t’i ndahet një shumë prej 30 mijë eurosh Komunës së Sharrit, komuna le t’i menaxhon ato, e jo Zyra e Kryeministrit apo dikush tjetër. Dhe në anën tjetër edhe FSK-ja ta jep angazhimin e vet dhe kishim dashtë që në vendim të jetë edhe një pikë ku thuhet që FSK-ja duhet të angazhohet dhe besoj se e zvogëlon koston e angazhimit të shpenzimeve, por njëkohësisht edhe tregon një përkushtim ndaj qytetarëve kur në këtë vit ishte një katastrofë atje, në mënyrë që ta parandalojmë për vitin tjetër”, ka thënë ai.

Për më tepër, në fillim të këtij viti, për shkak të të reshurave të mëdha të borës, në Komunën e Sharrit, gjegjësisht në fshatin e quajtur Restelicë, ndodhi tragjedia e rrëshqitjes së ortekut të borës, i cili shkaktoi disa viktima, si dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas intervenimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) për të t’u dalë në ndihmë të mbijetuarve të mundshëm, e kishin nxjerrë nga gërmadhat Amsera Rekën, pesëvjeçare.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit