2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

30 këshilla për të bërë gruan tuaj të lumtur

Më të lexuarat

Sillu mire me gruan tende,edhe ajo do te sillet mire me ty.Beja me dije se eshte e rendesishme se edhe vetvetja jote, se deshiron ta besh te lumtur dhe te kujdesesh per shendetin e saj.Flijohu per te, psh.kur eshte e semure, aq sa te mundesh.

 

1. Mos e nencmo gruan tende.Nencmimi te cilin ia drejton asaj mbetet i skalitur ne mendjen dhe shpirtin e saj. Nencmimi me i rende te cilin gruaja asnjehere nuk do ta fale ne zemren e saj,madje edhe nese ta fal me gjuhe, eshte nese zemrohesh teper dhe e lendon, e shane, ia mallkon nenen dhe babain, ose dyshon ne deliresine e saj.

2.Sillu mire me gruan tende,edhe ajo do te sillet mire me ty.Beja me dije se eshte e rendesishme se edhe vetvetja jote, se deshiron ta besh te lumtur dhe te kujdesesh per shendetin e saj.Flijohu per te, psh.kur eshte e semure, aq sa te mundesh.

3.Dije se gruaja deshiron qe te rrish me te dhe te bisedosh me te per cdo gje qe te bie ne mend.Mos u kthe ne shtepi me fytyre dhe pamje te ngryset i heshtur dhe memec.Kjo e ben ate te brengosur dhe te dyshoje.

4.Mos ia impono gruas profesionin tend,qe ka te beje me mesimet dhe specialitetet tua.Nese psh: je profesor i astronomis mos prit qe edhe ajo te merret me ate profesion.

5.Behu i drejte ne jeten tende,edhe ajo do te jete e tille.Nje fjale e urte thote: “Nese ti je i ndershem edhe gruaja jote do te jete e ndershme.”Mos e drejto shikimin tend kah ajo qe eshte e ndaluar,qofte ajo ne rruge apo ne ekranin televiziv.

6. Mos shkakto xhelozi te gruaja jote duke i thene kohe pas kohe se do te martohesh me ndonje tjeter ose se je i interesuar per nje grua tjeter.Ate kjo e godet ne zemer dhe dashurine e saj e shndrron ne brenge,dyshim dhe mendime.Shpesh keto ndjenja reflektohen ne veshtiresi te ndryshme trupore,dhembje koke,ose dhembje te tjera dhe keshtu burri e dergon gruan prej nje mjeku ne mjekun tjeter.

7.Mos ia perkujto mangesite qe i kan ndodhur ne raste te caktuara.Mos e turpero per shkak te ketyre gabimeve e sidomos para te tjereve.

8.Rishqyrtoi kohe pas kohe shprehite tua dhe nderroi.Nuk eshte e nevojshe qe vetem gruaja ti nderroje shprehite e saj,e ti perqendrohesh ne sjelljen tende.Largohu prej asaj qe e hidheron gruan tende,madje edhe nese ajo eshte mahi.

9.Perfito nga cilesite e mira te gruas tende.Sa burra jane lidhur me fort per fene e tyre,duke i pare grate e tyre duke u falur dhe sillen mire.

10.Behu i matur dhe mos u zemro.Zemerimi eshte baze e urrejtjes dhe mospajtimit.Nese gabon ndaj gruas tende,kerko falje prej saj.Mos bjer te flesh i hidheruar prej saj,e ajo te qaje e te vuaj.Behu i vetdijshem se ajo per qka je hidheruar me te ne realitet eshte gje e pavlefshme e cila nuk meriton ta turbulloje jeten tuaj, bashkeshorten.Kjo nuk meriton reagim te tille.Kerko strehim te Allahu nga shejtani i mallkuar.Qetesohu dhe kupto se mes teje dhe gruas tende ka dashuri aq te madhe saqe nuk vlen te neperkembet.

11.Frymezoje gruan tende me vetebesim.Mos lejo qe ajo te behet sateliti cilli sillet rreth teje dhe sherbetore e cila kryen urdherat e tua.Jo! Trimëroje qe te jete personalitet i pavarur,se i ka qendrimet dhe vendimet e veta.Keshillohu me te per cdo gje dhe drejtoju me fjale te mira. Pranoje mendimin e saj nese eshte ne te drejte dhe thuaja kete.Nese mendon se ti je ne te drejte,mundohu t ia spjegosh ne menyre te bute.

12.Falenderoje nese te kryen ndonje pune ose te keshillon per dicka. Pejgamberi a.s., ka thene: “Kush nuk falenderon njerezit, ai nuk e ka falenderuar Allahun”

13.Permbaju nga ofendimet dhe qortimet. Mos e krahaso me farefiset e tua, sjellja e te cilave te pelqen, qe ta besh shembull qe nuk mund te arrihet.Mos thuaj se ajo nuk mund te krahasohet me to.

14.Mundohu t ia sigurosh mundesite qe do te triumfosh ne arsimim dhe perparim.Nese ajo deshiron te marre ndonje titull shkencor,lehtesoje kete nese kjo nuk kurndershtohet me principet e fese dhe nese kjo nuk i pengon ne kryerjen e puneve familjare dhe te shtepise.Kushtoi kujdes cdo suksesi te saj.

15.Behu bashkbisedues i mire i saj.Degjoje kur ajo flet,sepse kjo e liron ate nga brengat dhe veshtiresite.Asesi mos e provoko dhe mos e shtyej te genjeje.Per fat te keq disa gra nuk dine te ndalen se foluri.Disa gra flasin keq per familjen e burrit dhe farefisin.Ne kete rast sillu me te me urtesi dhe keshilloje.

16.Beja me dije se me ty eshte e sigurt nga cdo rrezik, se ti nuk mund ta lesh pas dore e as te largohesh prej saj.

17.Beja me dije se ti materialisht do te kujdesesh per te,sa do qe te jete gjendja e saj modeste.Mos e shtrij doren ne pasurine te cilen e ka trasheguar nga babai i saj.Feja nuk te lejon te uzurposh pasurine e saj.Mos u bej koprrac me pretekst se ajo eshte e pasur.Sado e pasur qe te jete ajo ka nevoje psikologjike te ndjeje se ti je zavendesim i vertet i babait te saj.

18.Ruaja nga lidhjet shoqerore te ndaluara.Shume shtepi jane rrenuar per shkak te ketyre lidhjeve.

19.Harmonizoje dashurine ndaj gruas tende,ndaj familjes dhe prinderve.Mos lejo qe njera ta mbisnoje tjetren,dhe njera te duroje per shkak tjetres. Secilit jepja te drejten qe i takon.

20.Sillu me bashkeshorten tende ashtu siq deshiron qe ajo te sllet me ty.Ajo e do te ti ate qe ti e don te ajo.Ibn Abbasi radijallahu anhu,thote :”Une zbukurohem per gruan time ashtu siq deshiroj qe ajo te zbukurohet per mua”

21.Ofroj argetim te mjaftueshem jasht shtepise si ne lloj nderrimi.Kjo posaqerisht mund te realizohet para se te lindin femijet.

22.Shoqeroje ne punet te cilat edhe ajo ty do te shoqeroje.Vizitoje familjen e saj, dhe mbaj raportet dhe relacionet e mira ndaj familjes se saj.

23.Mos lejo te behet xheloze ndaj punes tuaj te tepruar.Mos lejo te ta marre tere kohen,posaqerisht gjate vikendeve.Mos u largo prej saj duke u angazhuar ne pune posaqerisht gjate vikendeve,qofte ajo ne shtepi ose jashte shtepise. Keshtu nga bashkshortja do ta largosh merzine.

24.Kur te dalesh nga shtepia,kerko prej saj te lutet per ty.Kur te kthehesh ne shtepi mos u befaso.Ajo ne kete menyre nuk do te jete e pergaditur per takimin me ty,por edhe ndoshta do te jete ne gjendje ne te cilen nuk do te kishe deshire ta takosh.

25.Shikojeni jeten nga i njejti aspekt. Pejgamberi a.s., ka thene: “Pranojeni rekomandimin qe me grate te silleni mire.Vertete gruaja eshte krijuar nga brinja.Laku me i madhe i brinjes eshte me lart.Nese provon ta drejtosh ,do ta thyesh,e nese e le si eshte,mbetet i shtrember.Andaj pranojeni rekomandimin qe grave tu beni mire.”

26.Mundohu ti ndihmosh gruas ne disa pune te shtepise.Pejgamberi a.s. keshtu eshte sjellur me grate e tij,duke iu ndihmuar atyre ne punet e shtepise. AISHA r.a. thote:”Ai i ndihmonte gruas se tij,e kur vinte koha e namazit dilte”TRIDHJETE KESHILLA, SI TA BESH GRUAN TENDE TE LUMTUR “

27.Mundohu te mos i veresh disa mangesi te gruas tende.Dije se ajo ka virtyte dhe miresi te cilat i mbulojne ato mangesi.Pejgamberi a.s. ka thene :”Nuk duhet besimtari te hidherohet me besimtaren.Nese hidherohet me disa veprime te saj, me disa te tjera eshte i kenaqur”

28.Burri eshte i detyruar te luaj me bashkeshorten e tij.Pejgamberi a.s. le te jete shembull per ty ne kete :”Perse nuk je martuar me Bekrin,qe te luaj ai me ty dhe ti te luash me te “

29.Degjoje kritiken e gruas tende me zemer te hapur.

30.Sillu mire me femijet dhe gruan tende

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit