1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

3 pyetje drejtuar një ateisti!

Më të lexuarat

1. Kush krijoi asgjënë (apo ajo ekzistonte gjithherë?)

Sigurisht që një hapësirë aq e madhe siç është Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës? Ose nuk pati paraardhës? Sido që të jetë, hapësira e Universit nuk u gjet aty vet, rastësisht.
Ne besimtarët besojmë që Allahu e krijoi atë.

2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)

Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë? Keni përgjigje për këtë?

3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)

A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot. Edhe diçka, përgjigja e “vezës ose pulës” gjendet në Kur’an:

“Allahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift…” (Kur’an, 35:11)
“Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë…” (42:11).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit