I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Tre veta, Allahu i Lartësuar nuk do ti shikojë në Ditën e Gjykimit: të pabindurin ndaj prindërve, gruan që krahasohet me burra dhe personin e pandjeshëm (që nuk ka xhelozi ndaj familjes).”
Shpjegimi i hadithit:
Imam Es-Sujuti ka thënë:
“…gruan që krahasohet me burra…” – Është për qëllim, gruaja që u përngjan burrave në veshje dhe dukje. Megjithatë është gjë e mirë që dituria dhe mendimet e saj të jenë si të burrave.
“…personin e pandjeshëm…” – Është për qëllim, ai i cili nuk është xheloz ndaj familjes së tij. Është thënë se shprehja e përdorur në këtë hadith, rrjedh nga gjuha siriane (e vjetër) e cila më vonë është arabizuar.”
Es-Sindij ka thënë:
“…të pabindurin ndaj prindërve…” – Është për qëllim, ai është personi i cili nuk është i dëgjueshëm ndaj prindërve të tij.
Imam Ahmed bin Shu´ajb en-Nesai
Burimi: es-Sunnen (2561)