-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

3 Këshilla për dhëmbë të bardhë

Më të lexuarat

Autor: Dr.stom.Flamur Havziu

Dëshira për të pasur dhëmbë të bardhë është e rënësishme për shumë njerëz. Prandaj ,duke marre këshilla nga dentisti , ju do të jeni ne gjendje për tu siguruar që dhëmbët tuaj do të jenë të bardhë e të shkëlqyeshëm për një kohë më afatgjate.

1.Zbardhimi i dhëmbëve ”power bleaching” në klinikë dentale

Kjo është metoda më optimale per zbardhimin e dhëmbëve, ku e gjithë procedura kryhet në ordinancë dhe atë nga vetë dentisti. Në fillimë bëhet pastrimi me anë të pastave dhe me furçë, që sipërfaqet e dhëmbëve të jenë më të pastërta, pastaj dentisti bënë izolimin e mishit të dhëmbëve me xhele per mbrojtejn e te njejtit. Materijalet që më së shumti perdoren per zbardhim janë si: peroksidi i hirogjenit 35% dhe peroksidi karbamidit me 37% te cilet aplikohen në siperfaqet vestibulare, me cka nën ndikimin e lambës elekrike “light-accelerated”, me një kohezgjatje prej 20-30 min arihet efekti i zbardhimit të dhëmbëve, ku pacientit i këshillohet qe pas asaj procedure të perdorë pasta që përmbaj 30% xylitol, me qëllim që dhëmbët të ngelin të bardhe për një periudhe me afatgjate.

2.Metoda shtëpijake e zbardhjes së dhëmbëve me rekomandimin e dentistit

Zbardhimin e dhëmbëve e bënë vetë pacineti në shtëpi duke marr sugjerime nga dentisti. Procedura kryesisht kryhet gjatë natës por mundet te kryhet edhe mbrenda ditës,në periudhe prej disa orësh. Me anë të lugëve speciale ,të punuare për cdo indivit bëhet një model ku me pas formohet luga individuale që i përshtatet formës së dhëmbëve dhe nofullave dhe në po të njejtën aplikohet xhelë peroksidi I hidrogjenit ose peroksidi I karbamidit. Njëkohësishte i rekomandohet pacinetit qe para aplikimit të xhelit të bëj pastrimin e dhëmbëve me pasta me një kohezgjatje prej 3 min. Gjithë kjo procedur është e lehtë per cdo individ, por ka nje mangesi tjetër se ne krahasim me metoden e parë është se kosta e kesaj është shumë më e lartë dhe mundësija për dëmtimin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve është më e madhe.

3.Përdorimi i pastave speciale

Përdorimi i pastave është një metodë alterntive, që ka kosto më të ulet dhe është më e lehtë për pacinetin. Sot gati se në të gjitha farmacitë mund të hasen keto pasta. Ato përmbaj 30% Xylitol si dhe në sasi te caktuar me fluor 1450ppm, me çka i këshillohet pacientit që në fillim të bëj pastrimin e dhëmbëve me pastën e përditëshme pastaj të I pastroj ato me pastë që është kryesishtë vetëm për zbardhim. Kjo metodë është më pakë efektive ne krahasim me ato metodat e mëparëshme, porë është shumë më e lehtë për tu përdorur. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit