1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

3 KËSHILLA PËR DHËMBË MË TË BARDHË

Më të lexuarat

Autor: Dr.stom.Flamur Havziu

Dëshira për të pasur  dhëmbë të  bardhë është e rënësishme për shumë njerëz. Prandaj ,duke marre  këshilla nga dentisti , ju do të jeni ne gjendje për tu siguruar  që dhëmbët tuaj do të jenë të bardhë e të shkëlqyeshëm për një kohë më afatgjate.

1.Zbardhimi i dhëmbëve ”power bleaching” në klinikë dentale

Kjo është metoda më optimale per zbardhimin e dhëmbëve, ku e gjithë procedura kryhet në ordinancë  dhe atë nga  vetë dentisti. Në fillimë bëhet pastrimi  me anë të pastave dhe me furçë, që sipërfaqet e dhëmbëve të jenë më të pastërta, pastaj dentisti bënë izolimin e mishit të dhëmbëve me xhele per mbrojtejn e te njejtit. Materijalet që  më së shumti perdoren  per zbardhim janë si: peroksidi i hirogjenit 35% dhe  peroksidi  karbamidit me 37% te cilet aplikohen në siperfaqet vestibulare, me cka nën ndikimin e lambës elekrike “light-accelerated”, me një kohezgjatje prej 20-30 min arihet efekti i zbardhimit të dhëmbëve, ku   pacientit i këshillohet qe pas asaj procedure të perdorë pasta që përmbaj 30% xylitol, me qëllim që dhëmbët të ngelin  të bardhe për një periudhe me afatgjate.

2.Metoda shtëpijake e zbardhjes së dhëmbëve  me rekomandimin e dentistit

Zbardhimin e dhëmbëve e bënë vetë pacineti në shtëpi duke marr sugjerime nga dentisti. Procedura kryesisht kryhet gjatë natës por mundet  te kryhet edhe mbrenda ditës,në periudhe prej disa orësh. Me  anë të lugëve speciale ,të punuare për cdo indivit bëhet një model  ku me pas   formohet  luga individuale   që i përshtatet formës së dhëmbëve  dhe nofullave dhe në po të njejtën aplikohet xhelë peroksidi I hidrogjenit ose peroksidi I karbamidit. Njëkohësishte i rekomandohet pacinetit qe para aplikimit të xhelit të bëj pastrimin e dhëmbëve  me pasta me një kohezgjatje prej 3 min. Gjithë kjo procedur është e lehtë per cdo individ,  por ka nje mangesi tjetër se ne  krahasim me metoden  e parë është se  kosta e kesaj është shumë më e lartë dhe mundësija  për dëmtimin  e dhëmbëve  dhe mishit të dhëmbëve  është më e madhe.

3.Përdorimi i pastave speciale

Përdorimi i pastave është  një metodë  alterntive, që ka kosto më të ulet dhe është më e lehtë për pacinetin. Sot gati se në  të gjitha farmacitë mund të hasen  keto pasta. Ato  përmbaj 30% Xylitol si dhe në sasi  te caktuar me fluor 1450ppm, me çka i këshillohet pacientit që në fillim të bëj pastrimin e dhëmbëve me pastën e përditëshme pastaj të I pastroj ato  me pastë që është kryesishtë  vetëm për zbardhim. Kjo metodë është më pakë efektive  ne  krahasim me ato metodat e mëparëshme, porë  është shumë më e lehtë  për tu përdorur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit