Apple ka prezantuar së fundmi sistemin e ri operativ të quajtur iOS 7, i cili ka një dizajn komplet të ndryshuar dhe disa opsione unike që mungojnë tek versionet e mëparshme të këtij sistemi.
Në qoftë se dispononi një pajisje Android, por tërhiqeni më tepër nga dizajni i ri i sistemit iOS atëherë mund të përdorni disa aplikacione për t’i dhënë pajisjes tuaj Android pamjen e një iPhone-i.
Ekzistojnë disa të tillë, por më poshtë po listojmë vetëm 3 aplikacione pa pagesë.
iOS Launcher
Me instalimin e këtij aplikacioni do të mund të vishni pajisjen tuaj Android me lëkurën e iOS7. Në të përfshihen ikonat, imazhet që përdoren si sfond, qendra e lojërave (Game Center) dhe gjithcka tjetër që lidhet me dizajnin e iOS7.
iOS7 Lockscreen
Nëpërmjet këtij aplikacioni mund të vendosni në pajisjen tuaj Android ndërfaqen e ekranit kryesor (lockscreen) të iOS7. Në të përfshihen edhe imazhet që përdoren si sfond.
Easy Contoller
Nëpërmjet këtij aplikacioni përdoruesi instalon qendrën e kontrollit të iOS7 me të cilën mund të kontrollohen plot 25 opsione të ndryshme. (PCWorld Albanian)/kohaislame