2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

297 mijë trupa ruse “zbarkojnë” në Siberi

Më të lexuarat

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov, njoftoi se 297,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen Vostok-2018, të cilën ushtria ruse do ta kryejë në Siberi dhe në lindje të vendit. Në një konferencë të mbajtur në ndërtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, për atashetë ushtarakë të shteteve të huaja dhe për gazetarët u dhanë informacione mbi stërvitjen ushtarake Vostok-2018 që do të zhvillohet më 11-17 shtator.

Gerasimov, ka njoftuar se në stërvitje do të marrin pjesë njësitë nga forcat ajrore, forcat nga rajonet ushtarake qendrore dhe lindore, si dhe nga flota veriore. “Në stërvitje do të marrin pjesë 297 mijë ushtarë, më shumë se 1 mijë avionë, helikopterë dhe dronë (mjete pa pilot), rreth 36 mijë tanke dhe mjete të tjera të blinduara si dhe rreth 80 anije”, tha Gerasimov.

Ai theksoi se stërvitjes do t’i bashkohen edhe njësi të Kinës dhe Mongolisë. Gerasimov u shpreh se muajin e kaluar kanë përfunduar kontrollet e të gjitha njësive dhe ka theksuar gjithashtu se “Qëllimi kryesor Vostok 2018 është për të kontrolluar nivelin e përgatitjes së vërtetë të njësive”.

Ndërsa zv.ministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, tha se stërvitja aktuale e forcave të armatosura të Rusisë nuk përfshin asnjë kundërshti apo agresion kundër NATO-s.

Vostok-2018, do të jetë stërvitja ushtarake e Rusisë me pjesëmarrjen më të lartë, e dyta pas stërvitjes “Zapad-81” e cila është mbajtur në vitin 1981 në periudhën e Bashkimit Sovjetik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit